Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 viktimat nga përleshja në kufi, Kina dhe India fajësojnë njëra-tjetrën

2020/06/17 at 12:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
20 viktimat nga përleshja në kufi, Kina dhe India fajësojnë njëra-tjetrën

Kina dhe India kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokimin e përplasjes ku mbetën të paktën 20 ushtarë indiane të vrarë.


Mëngjesin e të martës, ushtria indiane tha që tre ushtarë të saj kishin vdekur në një përleshje me forcat kineze në Ladakh, në rajonin e Kashmirit.

Më vonë autoritetet thanë se “17 trupa indiane që u plagosën rëndë në linjën e detyrës” vdiqën nga dëmtimet e marra, duke çuar “totalin e atyre që u vranë në 20”.

Beteja e së martës raportohet se u zhvillua me gurë dhe shkopinj. Të dy palët këmbëngulin se asnjë plumb nuk është qëlluar në katër dekada, dhe ushtria indiane tha të martën se “nuk pati të shtëna” në këtë përleshje. Deklarata vazhdon të theksojë se ushtarët e plagosur ishin gjithashtu “të ekspozuar ndaj temperaturave nën-zero në terrenin e lartë”.

Se si një përplasje ku nuk ka patur shkëmbim zjarri mund të shkaktojë kaq viktima është e paqartë, por mediat lokale raportojnë se ushtarët indiane ishin “rrahur për vdekje”.

Ministria e punëve të jashtme të Indisë akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshje të arritur javën e kaluar për të respektuar Linjën e Kontrollit Aktual (vija kufitare).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Anurag Srivastava tha se përplasja lindi nga “një përpjekje e palës kineze për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status-quon” në kufi.

Kina nuk konfirmoi numrin e viktimave, por akuzoi Indinë që kaloi kufirin në anën kineze.

“Arroganca dhe pamëshirshmëria e palës indiane është arsyeja kryesore për tensionet e vazhdueshme përgjatë kufirit Kinë-Indi,” shkruan një editorial në gazetën shtetërore kineze Global Times të Mërkurën.

Kryeministri indian Narendra Modi ende nuk e ka adresuar publikisht çështjen, diçka që u theksua nga Rahul Gandhi, ish-drejtuesi i partisë opozitare Kongresi Kombëtar Indian.

Kombet e Bashkuara kanë nxitur të dy palët “të kufizohen maksimalisht”.

“Ne marrim shënime pozitive të raporteve që të dy vendet janë angazhuar për të ç’tensionuar situatën,” tha zëdhënësi i asociuar i OKB Eri Kaneko.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, ndërkohë, tha që po “monitoronte nga afër” situatën dhe se SHBA mbështesin një zgjidhje paqësore.

Vdekjet e raportuara të martën besohet të jenë të parat në dekada në një konfrontim midis dy fuqive. Ata kanë luftuar vetëm një luftë deri më tani, në vitin 1962, kur India pësoi një humbje të rëndë.

Në maj, dhjetëra ushtarë indiane dhe kinezë shkëmbyen goditje fizike në një përleshje në kufi në shtetin verior-lindor të Sikkim. Në vitin 2017, të dy vendet u përplasën në këtë rajon pasi Kina u përpoq të zgjasë një rrugë kufitare përmes një pllaje e cila pretendohej nga të dyja palët.

Kina dhe India janë të ndara nga Linja e Demarkuar dobët e Kontrollit Aktual. Lumenjtë, liqenet dhe reshjet e dëborës bëjnë që vija e kufirit të zhvendoset, duke provokuar konfrontim.

Ekzistojnë disa arsye pse tensionet rriten tani – por qëllimet strategjike konkurruese janë në themel, dhe të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën.

India ka ndërtuar një rrugë të re në atë që ekspertët thonë se është zona më e largët dhe më e prekshme përgjatë kufirit në Ladakh. Dhe vendimi i Indisë për të ngritur infrastrukturën duket se e ka zemëruar Pekinin.

Rruga mund të rrisë aftësinë e Delhit për të lëvizur njerëzit dhe materialet me shpejtësi në rast të një konflikti.

India gjithashtu pretendon një pjesë të Kashmirit – një rajon etnikisht i larmishëm i Himalajas që mbulon rreth 140,000 km2 – në konfliktin e saj me Pakistanin. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Kërcënoi me SMS kreun e burgjeve, dënohet me 10 muaj burg

Kërcënoi me SMS kreun e burgjeve, dënohet me 10 muaj burg

Trageti i linjës Bari-Durrës pëson defekt,pasagjerët 3 orë në det të hapur

Mbanin trupin e të afërmit në bagazh, shqiptarët kapen në portin e Barit

FOTO/ Rikthehet “Turi”, nga protesta e maturantëve tek transporti publik

FOTO/ Rikthehet "Turi", nga protesta e maturantëve tek transporti publik
















TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com