Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2 mijë euro për leje ndërtimi,“Çimi i Bashkisë”: Hidhi themelet “hajdutçe”

2020/09/22 at 9:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
2 mijë euro për leje ndërtimi,“Çimi i Bashkisë”: Hidhi themelet “hajdutçe”

Ryshfeti është një “plagë” e hershme e shoqërisë shqiptare. Një rast i tillë është denoncuar sonte nga emisioni “Stop” në Tv Klan. Bëhet fjalë për një leje ndërtimi në Kombinat. Qytetari në fjalë që është ankuar pranë emisionit “Stop”, thotë se ka paguar 2 mijë Euro nën dorë në vitin për të marrë një leje ndërtimi.


Paratë, thotë se ia ka dhënë një personi të quajtur Shkëlqim Beqo, një shef i dikurshëm urbanistike në Bashki, i cili njihet edhe me emrin “Çimi i Bashkisë”. Sipas denoncimit të qytetarit, kur shkoi topografi i Bashkisë së Tiranës, zbuloi se prona ishte me probleme dhe kishte mbivendosje me kufizuesit.

Pas këtij momenti, qytetari thotë se vendosi të tërhiqej, ndaj i kërkoi “Çimit të Bashkisë” 2 mijë eurot mbrapsht. Shkëlqimi Beqo pretendoi se do ta zgjidhte problemin, por kanë kaluar 4 vjet nga ajo kohë dhe situata nuk ka ndryshuar.

Denoncuesi: Jam një banor këtu në Tiranë, dua të bëj një denoncim për shefin e Urbanistikës të asaj kohe të vitit 2016, Shkëlqim Beqo. Kam një tokë në Kombinat dhe desha të nxjerr një leje ndërtimi. Toka që kam unë atje, paska patur një problem, mbivendosje. Topografi e zbuloi. Kur zbulova që toka ishte me probleme dhe nuk mund të merrja lejen e ndërtimit nga Shkëlqimi, kërkova lekët mbrapsht. Ai tha do mundohem ta rregulloj, kam mik këtu, kam mik atje. Filloi me mashtrimet e veta. Pas ca kohësh s’po më afronte më sepse i mori lekët. Edhe kur më premton tani, vetëm më mashtron prapë. Thotë do futemi ta bëjmë të paligjshme se janë votimet tani. Unë dua të denoncoj këtë mashtrim që më ka bërë, mos bien pre e mashtrimeve si puna ime të tjerë.

Përmes kamerës së fshehtë të Stop, qytetari takoi vetëm Shkëlqim Beqon, ku ky i fundit nuk mohon asnjë nga pretendimet e denoncuesit, madje e këshillon atë që të hedhë themelet në tokë kur të nisë fushata zgjedhore.

Qytetari: S’u kujtua njëherë, thashë hajt ta marr njëherë unë në telefon.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Po për cfarë të kujtohesha unë? Unë s’disha, ku isha!

Qytetari: Ke qenë ë…

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Shef i Urbanistikës? Po, por s’ka! Nuk është problemi atje, është problemi, që s’ka njerëz mosha jonë, që t’i dijë këto punë. Ka marrë të gjithë goca të reja, që s’dinë as tabelën e shumëzimit.

Qytetari: Po ndonjë plan kështu për tek toka ime, apo s’s’s’…?

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Ajo të intereson dhe unë do të mbështes, po është muhabeti, që në të gjithë rrethet kena ça me Kavajën, me Durrësin, me Lushnjën, me Sarandën, me bashkinë e Tiranës është shtrëngu shumë, se janë shumë maskarenj. Ai thotë online. Dakord, online po t’i nis të gjithë dokumentat, por ti s’ia miraton, ti ia lë, ia zvarrit. Pse e bën online ti? Ti mos takohesh fare me Bashkinë, në mënyrë, që mos paguash lekë. I duan online letrat “një me një”, dhe pastaj të vijë i zoti i shtepisë njëherë, se jo, po ja leku….Tirana kshu, se rrethet e tjera nuk e kanë këtë! Unë jam për këtë, që të fillojnë zgjedhjet, hidh një palë themele! Hidh themelet! Unë s’të lë vetëm ty! Po hidh themelet! Hidhi  “hajdutçe”, le jashtë themelet, se do ikin këto. Po erdhi grupi tjetër, them, që do jenë më njerëzorë. Sa të fillojë momenti i zgjedhjeve, që s’ka polici nëpër këmbë, hidh themelet!

Qytetari: Po, po na i prishi pastaj?

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Ç’a t’i prishi themeleve? Themelin e ke në tokë. Bëjmë vetëm një dhomë e një kuzhinë brenda të tërës, që s’ka diskutim, që është brenda gjithë atyre vizave të kuqe, që na canin bythën ata. Po unë do të mbështes! Po qe se ata ta miratojnë, ti e ke gati (projektin). S’paguan as qindarkën për të fillu punë, se i ke letrat! Nuk je djeg, o burrë! Tokën s’ta merr Zoti!

Qytetari: Ta dija, se do zgjaste kshu, unë s’i filloja fare, as 2 mijë euro ty, as Bashkia, asnjë!

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Po as unë, as unë s’do kisha hyrë në atë punë!

Qytetari: Se mua m’u duk si “koridori i mashtrimit”.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Po t’ kishim mashtru ne, nuk jetonim kaq gjatë! Unë të mbështes, mos e vra mendjen, sa të jem unë!

Qytetari: Edhe unë shpejtova një cikë.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Jo mo, ti nuk shpejtove, ti nuk shpejtove. Bëmë atë, që doje.

Qytetari: Po i thonë, i thonë 2 mijë euro, 2 mijë euro vetëm ti!

Inxhinier Shkëlqim Beqo: Shiko, kur e mbjell tokën me groshë ti,se ato i merr vesh mirë ti…! E mbolle tokën me groshë? Pagove naftën, pagove krejta,i pagove të gjitha. Ra një breshër, ta prishi groshën. Të rikthehen shpenzimet ty? Hë…!

Në të njëjtin video-regjistrim, “Çimi i Bashkisë” i thotë qytetarit se çmimet e tij janë më të favorshme, pasi të aplikosh në Bashki për leje ndërtimi të kërkojnë 12 mijë Euro?!

Inxhinier Shkëlqim Beqo: E di, sa kanë shku tani tarifat? Futja kot, futja kot…12 mijë Euro. Du unë me e bë te ju. Dakord i them unë, po ca do me bë? Bëjmë llogaritë, kjo më duket i bënte atij 2500 Euro, me cmimet e jona, të ulta. Ky tha dakord! Shkojmë në Bashki. Bashkia ia ktheu, i gjeti një vegjë, ku di unë. Vete Tosi( inxhinier zyra private) në Bashki. Shefin e bashkisë e kishim pas ne punonjës zyre ore, punonjës ore! Vete njëherë ai, e doli e respektoi, u pi kafe, s’u hap muhabeti.E kupton 4 herë rresht! Shkon herën e katërt i thotë atij ok, Arbri i thotë ishte shef urbanistike, po djalë shumë i mirë, po pse na zvarrit? Po duhet me pagu shefin 4 mijë euro, meqë je ti në mes, për mik. Për mik, se je ti, ke ardh ti si mik, si ish-shefi im. Shkon merr lekët në tavolinë, ja sic jemi ktu( i numëron), për dy ditë e ke gati( lejen). Tosi tani i thotë këtij djalit, ore si re dakord ti përnjëherë për 4 mijë euro? Kur kam ardhur në fillim unë këtu tha, në Bashki, vajta u paraqita, në urbanistika po tek këto njerëz, dhe më thanë, që do të shkosh tek zyra e filanit. Shkoj tek një zyrë atje, ishte vëllai i Kryetarit. Kishin bërë zyra private ore, brenda Bashkisë, edhe i thotë ai më paguaj 12 mijë Euro thotë, edhe për një muaj e ke projektin në dorë. Kur tha 12 mijë euro, m’u duk shumë, si në Londër, se ai punonte në Londër. Kur m’tha njani, që ka punu te ju Tosi, sepse më siguroi, që do të kushtojë  shumë më lirë, unë prandaj kam ardh ktu,- tha. Ki parasysh, në dyert e Bashkisë as mos u afro, sepse thashë 12 mijë Euro, 12 mijë Euro, pa këtë hipotekën e këto noterira, me këto firmën e ndërtimit. Pa këtë! 12 mijë Euro si me thënë “Cimi i Bashkisë”, me thënë.

Me z.Shkëlqim Beqo komunikoi përmes telefonit edhe gazetarja e emisionit “Stop”, i cili u shpreh se nuk ka qenë ndonjëherë shef urbanistike në bashki, por ka një zyrë private. Ai pranoi rastin e qytetarit në fjalë, duke thënë se është angazhuar për ta ndihmuar pas ndërhyrjes me mik.

Inxhinier Shkëlqim Beqo: S’kam qenë shef asnjëherë unë! Unë kam një studio provate, që prej vitit ’95. Po do ta ndihmoj i thashë! Do ta ndihmoj, se më vjen keq për të. Kaq! Do ta ndihmoj! Me institucionet kam të drejtën, që me shpenzimet e mia t’i bëj aplikimin. Do shkojë vetë ai, të shohë, ku i ka marrë ato me mbivendosje, do t’i zgjidhë! Te neve ka ardhur me mik, se nuk ia vlen të merresh me vilat, shifra kshu, të kësaj natyre. Po me mik, sepse janë me mik, sepse janë punë të vogla dhe kërkojnë impenjim të madh. Do ta mbështes që të riaplikojmë edhe një herë nga fillimi, pa shpenzime, mos paguash asnjë lek, në asnjë ven./ Burmi: Tv Klan



Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
I dënuar më 18 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari

Gjysmë milion paundë drogë, arrestohen tre shqiptarë në Angli

Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni emisionin “Opinion”

Macron mesazh Turqisë: Të gatshëm për dialog, por kërkohet respekt

Macron mesazh Turqisë: Të gatshëm për dialog, por kërkohet respekt
















TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com