Bota

Macron mesazh Turqisë: Të gatshëm për dialog, por kërkohet respekt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:08 - 22/09/20 |
Opi Nion

Presidenti francez Emanuel Macron i ka dërguar një mesazh Turqisë dhe Presidentit Erdogan mbrëmjen e së martës, duke theksuar se Parisi është gati të nisë bisedimet me Ankaranë, por sikurse shprehet kjo kërkon respekt.

Gjatë fjalimit të tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një telekonferencë Emanuel Macron theksoi se ai e respekton Turqinë dhe është i gatshëm për dialog, por bëri të ditur se Ankaraja duhet fillimisht të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe parimet Europiane.

“Ne europianët jemi të gatshëm për dialog për ngritjen e paqes në Mesdhe, por jo me kërcënime, jo me logjikën e mbijetesës së më të fortit, por me respektin e ligjeve ndërkombëtare, bashkëpunimin dhe respektin mes aleatëve”, tha Macron në fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së.

Por përpara fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, Emanuel Macron pati një bisedë telefonike me homologun turk Erdogan.

Mediat turke raportuan më herët se kjo ishte biseda e parë telefonike mes dy liderëve që pas shkëmbimit të deklaratave të ashpra nga të dyja palët, lidhur me çfarë  po ndodhte në Mesdheun lindor./Opinion.al

 

Pas