Autoritetet në Peru shkatërruan një rrjet ndërkombëtar trafiku droge që merrej me prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike me destinacion Italinë dhe Gjermaninë. Gjatë një operacioni agjentët e anti-drogës sekuestruan 2.3 tonë kokainë të pastërtisë të prodhuar në Peru, dhe arrestuan katër të dyshuar, mes të cilëve shqiptari Kadri Cjoci, 28 vjeç dhe biznesmeni italian Pasquale Bifulco 49 vjeç.
Po ashtu në pranga ranë dhe dy shtetas të tjerë, peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay 57-vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi si dhe Elmer Cárdenas Ramírez 56 vjeç, të cilit iu sekuestrua një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.
Operacioni u quajt ‘Poseidon’ sepse është vazhdimi i atij të kryer në Máncora, më 29 gusht, ku u arrestuan Alex Soria Trujillo, Edëwn Pariona Oroncoy, Manuel Garcia Sifuentes, Fredy Reyna Mori dhe Marco Macedo Ushiñahua, me 448 kilogramë kokainë, njoftoi Policia.
Ngarkesat e drogës u nisën nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë.
Kështu, pasi mësuan se organizata kriminale do dërgonte një ngarkesë të konsiderueshme droge drejt Italisë dhe Hamburg në Gjermani, agjentët u aktivizuan në shkatërrimin e këtij rrjeti që drejtohej nga italiani Pasquale Bifulco.
Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet ka lidhje me mafian shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2.2 tonë kilogramë kokainë të lëngshme në bidona asparagus./Opinion.al