-Kulturë

1963/ Franca dhe Shqipëria nënshkruan një traktat tregtar dhe lundrimi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 05/12/20 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja- “Paris-presse” ka botuar, të dielën e 15 dhjetorit 1963, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me marrëdhëniet ekonomike asokohe midis Francës dhe Shqipërisë komuniste.

Shqipëria do të dërgojë duhan dhe lëkurë në Francë

Tiranë, 14 dhjetor.

Franca dhe Shqipëria nënshkruan sot një traktat tregtar dhe lundrimi, në të cilin do të sqarohen kushtet e përgjithshme të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve.

Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një marrëveshje tregtare vjetore. Shqipëria do të eksportojë në Francë duhan, pambuk, lëkurë, lesh, bimë medicinale, bitum natyral dhe minerale.

Franca do të dërgojë makineri, kimikate, ilaçe, letër dhe karton, si dhe pëlhura dhe mallra të ndryshme kapitale në Shqipëri.

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1963-franca-dhe-shqiperia-nenshkruan-nje-traktat-tregtar-dhe-lundrimi-si-dhe-nje-marreveshje-tregtare-vjetore-per-te-eksportuar-importuar-keto-mallra/

 

Pas