Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1931/ Fjalimi i plotë i Mehmet Bej Konicës, Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike në Turqi

2024/01/13 at 1:15 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
1931/ Fjalimi i plotë i Mehmet Bej Konicës, Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike në Turqi

Nga Aurenc Bebja


“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 21 tetorit 1931, fjalimin e plotë të Mehmet Bej Konicës, kryetarit të delegacionit shqiptar, në Konferencën e Dytë Ballkanike në Turqi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Fjalimi i kryetarit të delegacionit shqiptar

Mehmet Bej Konica, kryetar i delegacionit shqiptar, mbajti fjalimin në vijim :

Zoti President,

 Zonja dhe zotërinj,

 Në këshillin e fundit të Konferencës të mbajtur në Selanik, u vendos që në seancën e parë plenare të Konferencës së Dytë Ballkanike çdo delegacion të bëjë një prezantim mbi punën propagandistike të arrirë nga grupi i tij kombëtar gjatë vitit ballkanik që sapo ka përfunduar.

Grupi ynë kombëtar, ndonëse tashmë i sigurt për ndjenjat e popullit shqiptar, në lidhje me Antantën ballkanike, megjithatë e konsideroi të nevojshme t’i kontrollonte këto ndjenja duke i ngarkuar miqtë e tij në qendrat e ndryshme të vendit të konsultoheshin me banorët për punën që ne po përpiqemi të realizojmë në emër të tyre.

Rezultati i këtyre konsultimeve tregoi edhe një herë se populli shqiptar është mbështetës i zjarrtë i Antantës dhe rrjedhimisht i Federatës Ballkanike, me kusht që ajo të bazohet në drejtësinë dhe barazinë e përsosur ndërmjet popujve të Ballkanit. 

Nën Perandorinë, turqit kanë vuajtur shumë më tepër se të tjerët : ndërsa ne të gjithë qeverisnim, e kishim të lehtë si lojë, por jo shumë elegante, t’i fajësonim ata. Dhe sot është prekëse të shohësh se Turqia, duke harruar të kaluarën, i mirëpret vajzat e saj të birësuara të dikurshme me këtë dashamirësi plot hir që është një nga karakteristikat e popullit turk.

Të dish të falësh është e bukur, por është karakteristikë e shpirtrave fisnikë të dinë të harrojnë. (Duartrokitje). Dhe kjo nënë, aq e rinovuar dhe e bërë kaq e fortë, fton vajzat e saj të djeshme dhe motrat e saj të sotme në banketin e bashkimit dhe vëllazërisë. Është padyshim një stimul për delegatët e Konferencës dhe një mësim për shtetarët ballkanikë. 

Turqia, duke mos pasur më asnjë detyrim për të përmbushur ndaj vendeve të tjera të Gadishullit, gjendet në pozitën e privilegjuar për të luajtur rolin e ndërmjetëses për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që pengojnë Bashkimin Ballkanik. Ajo do të tentojë të mbulojë me një vello pak a shumë të trashë spektaklin dekurajues të vitit ballkanik që sapo ka skaduar.

Ne kërkojmë vetëm që të lejohen të jetojnë qindra mijëra individë që rrethanat i kanë ndarë nga vëllezërit e tyre racor. Ne e kërkojmë këtë në emër të njerëzimit, në emër të drejtësisë elementare dhe sepse është vetë baza e Antantës ballkanike. Nuk duhet të kemi asnjë iluzion; pa njohjen dhe zbatimin e të drejtave të minoriteteve nuk do të mund të ecim përpara as edhe një hap. 

Që njohja e të drejtave të minoriteteve do të përbënte një rrezik për vendet ku jetojnë minoritetet është një argument që nuk pi ujë.Shqipëria ka prova për të kundërtën. Që nga krijimi i saj si shtet i pavarur, pakicat që jetojnë brenda saj, jo vetëm që gëzojnë të gjitha të drejtat e traktateve, por, ashtu si qytetarët shqiptarë, marrin pjesë në të gjitha degët e administratës shtetërore pa as më të voglin kufizim.

Epo, ne nuk shohim ndonjë rrezik që mund të na kërcënojë nga këto minoritete.Rreziku padyshim do të ekzistonte nëse do t’i kishim trajtuar këto pakica si skllevër.

Ju e dini, zonja dhe zotërinj, se një ngjarje me rëndësi të konsiderueshme për të ardhmen e popujve do të ndodhë shkurtin e ardhshëm : e kam fjalën për Konferencën e Çarmatimit.

Nëse fuqitë e mëdha vendosin të çarmatosin, ato do ta bëjnë këtë plotësisht dhe me ndershmëri, sepse situata aktuale nuk mund t’i përshtatet më lojërave diplomatike të së shkuarës. Në këtë rast, këto fuqi të mëdha, pasi janë bërë të arsyeshme, do t’i detyrojnë ballkanikët kryeneçë t’i imitojnë ato. Do të ishte një poshtërim i ri, një poshtërim për të mirë këtë herë, por gjithsesi një poshtërim.

Nga ana tjetër, nëse konferenca e çarmatimit dështon, ekziston një probabilitet i madh që të shpërthejë një luftë e re e madhe.

A nuk besoni, zonja dhe zotërinj, se ata që drejtojnë fatet e popujve tanë do t’u bënin shërbimin më të madh atyre, ndoshta edhe mbarë njerëzimit, dhe do të zinin vendin më të nderuar në histori, nëse do të linin mënjanë atë që unë do të quaja patriotizmin e rremë, nëse do t’i zgjidhnin shpejt mosmarrëveshjet e vogla që i përçajnë dhe do të realizonin Bashkimin Ballkanik, apo të paktën nëse do të vendosnin themelet e këtij bashkimi, brenda tre muajve që na ndajnë nga Konferenca e Çarmatimit ? Nuk ka dyshim se një akt i tillë i udhëheqësve ballkanikë do të kishte një ndikim të madh në punën e Konferencës së Çarmatimit. Sido që të jetë, do ta shpëtonte Ballkanin nga mjerimi dhe një fatkeqësi më shumë se e mundshme.

 Për punëtorët e ndërgjegjshëm që jetojnë në një botë reale, tre muaj do të mjaftonin për të ngritur ndërtesën e Bashkimit Ballkanik, tre shekuj do të ishin pak për ata që jetojnë në një botë fanatike.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

56-vjeçari shiste heroinë e kokainë në lokal, iu gjetën në banesë municion luftarak dhe 160 mijë €

Atentati ndaj Zamir Kalemit, zbardhen detaje të reja: Autorët e ndjekën objektivin për disa orë me radhë

Plagosja e Kalemit, policia: 15 mijë euro shpërblim për çdo informacion për autorët

Kërkoi që seanca për marrëveshjen me Italinë për emigrantët të jetë publike, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bardhit

Kërkoi që seanca për marrëveshjen me Italinë për emigrantët të jetë publike, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bardhit
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}