Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1930/ Rrëfimi i reporterit amerikan Reuben Henry Markham: Shqipëria po zhvillohet dalëngadalë, pak nga pak, por me siguri

2024/04/13 at 3:33 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
1930/ Rrëfimi i reporterit amerikan Reuben Henry Markham: Shqipëria po zhvillohet dalëngadalë, pak nga pak, por me siguri

Nga Aurenc Bebja


“The Christian Science Monitor” ka botuar, të martën e 21 janarit 1930, rrëfimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth zhvillimit ekonomik e shoqëror asokohe të Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria, pak nga pak

“Dalë, ngadalë; pak nga pak”, është një nga shprehjet më të zakonshme të shqiptarëve dhe përmban një pjesë të madhe të filozofisë së tyre. Mungesa e rrugëve, e tokës së punueshme, e urave, e makinerive si dhe paarritshmëria e vendbanimeve malore të tyre të shpërndara, e ka vështirësuar shumë përparimin e shpejtë. Prandaj ekzistenca bëhej shumë më e tolerueshme nëse dikush pajtohej me nxitimin e ngadaltë. Dhe Zogu I, mbreti i shqiptarëve, e zbatoi këtë ide në metodat e qeverisjes së tij.

I gjithë programi i tij është një program progresi, por ai po ecën përpara vetëm pak nga pak, duke arritur një gjë në një moment.Problemi i tij i parë ishte ai i rendit dhe stabilitetit dhe që ai e ka zgjidhur. Me anë të aleancës me Italinë, ai i ka dhënë përfundimisht fund të gjitha përpjekjeve për çrregullim nga jashtë, dhe me krijimin e një policie dhe ushtrie të stërvitur dhe të drejtuar mirë, ai ka marrë masa paraprake kundër revolucionit nga brenda. Ai e ka çarmatosur Kombin, e ka bërë udhëtimin të sigurt dhe personat dhe pronat e sigurta.

Dhe kjo natyrisht ka ndryshuar të gjithë aspektin e Shqipërisë. Më parë, tregtia ishte pothuajse e pamundur, përmirësimet publike thuajse nuk diskutoheshin, rrogat ishin të pasigurta, madje edhe shkollat aq të parregulluara saqë nxënësit ndonjëherë linin klasat e tyre për të dalë me nxitim në rrugë dhe për të marrë pjesë në revolucione.

Përmirësime të shumë llojeve janë duke ndjekur këtë ndryshim rrënjësor. Shkollat fillore dhe të mesme, shkollat teknike, bujqësore dhe ato normale funksionojnë rregullisht. Në gjuhën shqipe po përgatiten shumë tekste shkollore. Pak nga pak po ngrihen ndërtesa të reja shkollore dhe po blihen pajisjet. Ndërsa dikush viziton Shqipërinë herë pas here, ai mund të shohë lehtësisht përmirësimin.

Gradualisht po krijohet edhe shtypi ditor dhe javor. Ka disa gazeta ditore, të cilat, edhe pse të pakta dhe të kufizuara, po krijojnë një grup lexuesish të rregullt. Ka një sërë revistash kulturore, sociale dhe teknike. Librat shtypen herë pas here dhe libraritë po bëhen gjithnjë e më tërheqëse. Kjo është padyshim inkurajuese për një popull, gjuha e të cilit ishte e shtypur plotësisht deri më pak se njëzet vjet më parë.

Komunikimet, gjithashtu janë duke u përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme, pavarësisht se kapitali është i pakët, se toka është e mbushur me male dhe se ka përmbytje sezonale. Automobila dhe autobusë shumë të mirë qarkullojnë rregullisht nga Tirana, kryeqyteti, në të gjitha pjesët e mbretërisë. Aeroplanët gjithashtu fluturojnë me rregullsinë dhe sigurinë e trenave në vende të tjera. Gjithashtu, linja hekurudhore që lidh Tiranën me portin kryesor, Durrësin, është në zhvillim e sipër.

Financat e vendit po përmirësohen. Një monedhë shqiptare u krijua, në normë dhe gradualisht u bë standardi i këmbimit. Thuhet se buxheti i shtetit është vërtet i balancuar dhe statistikat duket se tregojnë se bilanci tregtar, shumë i pafavorshëm, po përmirësohet

Prodhimi është në rritje. Disa miniera janë duke u shfrytëzuar, disa pyje janë duke u shfrytëzuar dhe toka po punohet më mirë. Shqipëria mund të prodhojë mjaftueshëm për të mbështetur tre herë më shumë njerëz sesa numri aktual i banorëve. Kjo pasuri natyrore po shfrytëzohet gradualisht.

Nga ana tjetër, gratë po fitojnë lirinë. Gratë myslimane në qytetet e mëdha braktisin ferexhet e tyre dhe shpesh shfaqen në publik. Shumë vajza kanë nisur të shkojnë në shkollë. Është krijuar një federatë e grave, ka disa nëpunëse civile dhe shumë mësuese.

Shqiptarët, për më tepër, janë duke kaluar nëpër një rindërtim social. Bejlerët e vjetër feudalë po humbasin vazhdimisht pushtetin, krerët e fiseve po pushojnë së qeni faktorë suprem, zakonet primitive po lënë vendin përpara ligjit të vendosur dhe një klasë e re, e përbërë nga mësues, zyrtarë, tregtarë, artizanë dhe bujq përparimtarë, po fillon të dominojë. Dhe kjo është për bashkim dhe përparim.

Shqiptarët ishin një popull shumë i varfër, i prapambetur dhe i përçarë. Ata nuk mund të shtyhen ose të çohen përpara me dhunë, por dalë, ngadalë, pak nga pak, ata po përparojnë. Është inkurajuese të vëzhgosh përparimin (marshimin) e tyre.




Ju sugjerojmë

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Para
Moti i ngrohtë popullon plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

Moti i ngrohtë popullon plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

Dosja “Babale”/ Nuk ndryshohet trupa gjykuese

Dosja “Babale”/ Nuk ndryshohet trupa gjykuese

Vrau ish-bashkëshorten në Ferizaj, një muaj paraburgim për autorin

Vrau ish-bashkëshorten në Ferizaj, një muaj paraburgim për autorin
















TE FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
29 Qershor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sot kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut duke rrezikuar një sipërfaqe...

Lexo më shumë

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
29 Qershor, 2026

Brenda verës, qeveria do ta hedhë për konsultim publik ligjin e ri për investimet strategjike, i përshtatur me rregullat dhe...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani do të zhvillojnë një raund të ri negociatash nesër në Doha, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi...

Lexo më shumë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
29 Qershor, 2026

Policia ka vijuar të procedojë penalisht qytetarët që ishin pjesë e protestës kundër  qeverisë “Rama”. Në një njoftim zyrtar, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}