-Kulturë

1914 e 1922/Froni i Shqipërisë u propozohej trashëgimtarëve të Bonapartit


               Publikuar në : 11:03 - 09/06/19 |
xhu lia

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Qershor 2019

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 1 korrikut 1914, në faqen n°7, dhe të hënën e 9 janarit 1922, në ballinë, shkrimet në vijim në lidhje me propozimin e fronit të Shqipërisë, asokohe, trashgimtarëve të Napoleon Bonapartit, të cilët, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

 

“Romë, 30 qershor (shkresë e veçantë nga Excelsior). – Personalitetet shqiptare që kanë sugjeruar kandidaturën e princit Roland Bonapart në fronin e Shqipërisë, kanë deklaruar se dëshirojnë të propozojnë këtë emër për konsultim popullor, në rast se Princ Vidi abdikon.”

“Froni i Shqipërisë, i cili ishte i zënë përkohësisht nga Princ Vidi, sapo i është ofruar Z. Zherom-Napoleon Bonapartit, i cili banon në Shtetet e Bashkuara ku është shumë i njohur në shoqërinë e lartë. Nip i Zherom, mbretit i Vestfalisë dhe vëllai më i ri i perandorit, Z. Bonapart është i martuar me një grua amerikane.”

2 f1 f3
<
>

Pas