Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1908/ Marrëdhënia e veçantë me hebrenjtë e filozofit Riza Teufiku

2021/01/11 at 10:16 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
1908/ Marrëdhënia e veçantë me hebrenjtë e filozofit Riza Teufiku

Nga Aurenc Bebja


“Le Journal de Salonique” ka botuar, me 1 shtator 1908, në faqen n°3, një shkrim mbi marrëdhënien e veçantë me hebrenjtë të filozofit dibran Riza Teufiku.

Filozof Rizai

Ne njoftuam mbërritjen, me Xhavit Beun, të doktor Riza Beut, me nofkën Filozof Rizai. Ky emër ishte i mjaftueshëm për të provokuar kureshtjen tonë dhe dëshirën për të parë sot këtë specie të rrallë të njeriut filozof, dy terma që kundështohen (përjashtohen) reciprokisht.

Fati na vendosi në praninë e filozofit Riza të dielën e kaluar. Ishte në bordin e anijes që na çoi të takonim studentët e drejtësisë. Në harkun e ndërtesës, një grup njerëzish po bisedonin të lumtur. Dhe në mesin e të gjithëve, një burrë në moshë mesatare, serioz, tha gjërat më gazmore, edhe më të thella, pa iu dredhur qerpiku.

— Vë bast që ju jeni doktor Riza Beu, i thashë, duke iu afruar ndërsa i gjithë grupi kishte nxituar për në port për të parë Marmarën dhe u gjend i vetëm në shoqërinë e impasivitetit (qetësisë) të tij të dukshëm.

— Dhe unë vë bast që nuk ju kam parë kurrë.

— Jam gazetar.

— Atëherë, unë e kuptoj dëshirën tuaj për të vënë bast. Gazetarët kanë akoma një numër bastesh për të bërë. Uluni.

Dhe ne biseduam rreth një gjysmë ore të shkurtër, por një gjysmë ore të këndshme, sepse doktor Rizai nuk është vetëm mendjemprehtë, por gjithashtu ka një kulturë shumë të larmishme, një depërtim të thellë që i vjen nga njohuritë e tij të përsosura të disa gjuhëve.

Dhe a e dini cila është gjuha e parë e mësuar nga doktor Rizai ? Unë po ua them troç, po ua plas në ballë. Idioma e parë, përveç turqishtes dhe shqipes, sepse doktor Rizai është Yéga, në të cilën filozofi ynë u bë i njohur ishte … judeo-spanjishtja.

Mos qeshni, nuk po ju them një shaka. Riza Beu flet dhe shkruan judeo-spanjishten dhe madje hebraishten, të cilës nuk i humbet asnjë intonacion, as nuancën më të vogël. Dhe ajo që është më e jashtëzakonshme për këtë poliglot është se ai flet secilën prej gjuhëve që njeh me një pastërti (qartësi) të jashtëzakonshme. Duket sikur është marrë me to tërë jetën e tij.

Preferenca e Riza Beut shkon për judeo-spanjishten, te shokëve të tij të vjetër të shkollës që tani janë zhdukur. Ai flet me butësi të pafund për kujtimet e tij për kohën që lanë tek ai një gjurmë të pashlyeshme. Pra, kemi të drejtë kur themi se kujtimet e fëmijërisë janë më të qëndrueshmet.

Për njohuritë e tij për judeo-spanjishten, filozofi Riza na tregoi një anekdotë të lezetshme :

— Unë u njoha një ditë me Z. David Fresco, drejtor i gazetës El Tiempo. Ne folëm për Judaizmin; Unë i fola atij për të gjithë rabinët që kisha njohur, për sistemin e gabuar të mësimit hebraisht, për mënyrat e vjetra për të mësuar për tokë pa stola dhe karrige dhe për të marrë udhëzime dhe goditje me shkop që ndonjëherë ishin më të shumtë se vargjet e biblës. Për një orë kohë u bëmë, Z. Fresco dhe unë, një palë miqsh të shkëlqyeshëm.

 “Ora për anijen u afrua dhe shoku që më prezantoi më tha :  “Riza, është e ëmbël të bisedosh, por është e vështirë të humbasësh anijen.

— Pse ju thërrasin Riza, pyeti Z. Fresco ?

— Sepse ky është emri im?

— Pse zgjodhët këtë emër të çuditshëm ?

— Sepse kështu dëshiroi babai im.

— Çfarë mize e pickoi babanë tuaj ? Si quhej ai vetë ?

— Ai quhej Mehmet efendiu.

— Ah! Edhe kjo, po talleni me mua apo jeni një familje fantazishtës.

— As njëra, as tjetra. Ne jemi një familje shqiptare.

— Shqiptarë apo të krisur.

— Jo zotëri; Unë e kuptoj habinë tuaj; Ju kujtoni se jam një bashkëfetar. Unë jam një mysliman, Yéga, djalë i një Yéga, por një Yéga që njeh judeo-spanjishten, i cili bëri arsimin e tij të parë në një shkollë izraelite, nga e cila mban kujtimet më të mira dhe që i do shumë shokët e tij hebrenj.

E gjitha kjo u tha menjëherë. Unë u largova, duke e lënë z. Fresco të shtangur; dhe ndoshta akoma vazhdon të mbetet i tillë pasi pa një mysliman, yega, i cili flet judeo-spanjishten dhe kujton faljet (urdhërimet) biblike më me besnikëri sesa një izraelit praktikues.”

— Unë e kuptoj shtangien e tij, i them, dhe nuk mund ta besoni timen.

Ne biseduam për diçka tjetër dhe pasi intervista duhej të ruante një ton origjinal deri në fund, dhe të përfundonte me një fund absolutisht të paparashikuar, ramë dakord që doktor Rizai, Filozofi Yega, të jepte një konferencë të shtunën e ardhshme në .. judeo-spanjisht. Ah, sikur të gjendej një izraelit që mund të jepte një konferencë në shqip; me këtë rast do të thërrisnim të gjithë delegacionin e Dibrës. Sidoqoftë, do të ketë një folës (orator), kolegu ynë Nissim efendi Rousso, i cili do të flasë në turqisht dhe një i tretë në frëngjisht.

Max Yvel

https://www.darsiani.com/la-gazette/1908-marredhenia-e-vecante-me-hebrenjte-e-filozofit-dibran-riza-teufiku-intervista-e-tij-ekskluzive-per-le-journal-de-salonique/

Etiketa: hebrenjtëRiza Teufiku


Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Apelit të Vlorës

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokurorin e Apelit të Vlorës

Grabitja në Korçë, kapet një tjetër autor i dyshuar

Grabitja në Korçë, kapet një tjetër autor i dyshuar

Arrestohet 48-vjeçari në Shkodër, lëvizte me armë zjarri pa leje

Arrestohet 48-vjeçari në Shkodër, lëvizte me armë zjarri pa leje
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com