Një i ri shqiptar është në rrezik për jetën, pas një aksidenti që ka ndodhur pak para mesnatës në në kryqëzimin e Via Terracini, Nazario Sauro, në Itali. 19-vjeçari shqiptar drejtonte një motor skuter kur u përplas me një BMW X5.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa i riu shqiptar është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Hetimet e policisë italiane janë në vazhdim, por paraprakisht dyshohet se 19-vjeçari shqiptar ka qenë nën efektin e alkoolit.