Mësohet se Policia ka arrestuar autorin e vrasjes në Institutin Bujqësor, vrasje e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.
Sipas burimeve brenda Policisë, mësohet se Arben Kanina është vrarë nga personi i identifikuar me inicialet Artan Marku, 46 vjeç.
Ky person, sipas burimeve, kishte qenë duke konsumuar alkool në një lokal me viktimën dhe për arsye të dobëta janë konfliktuar me njëri- tjetrin. Sherri ka degjeneruar më pas në konflikt fizik dhe Artan Marku ka përdorur edhe sendet të forta duke e lënë të vrarë Abren Kaninën. / Panorama