Kryesore

18 pacientë në terapi intensive, si paraqitet situata në spitalet Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 26/09/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 88 qytetarë rezultojnë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Sakaq, në 24 orët e fundit janë shënuar 2 viktima dhe janë konfirmuar 108 raste të reja me Covid-19.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)
Testime totale 84722
Raste pozitive 13153
Raste të shëruara 7397
Raste Aktive 5381
Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Pas