Një i ri është hedhur nga një prej mbikalimeve në autostradën Tiranë-Durrës, duke tentuar t’i japë fund jetës së tij në mënyrë tragjike duke mbetur i plagosur rëndë.
17-vjeçari me inicialet, V. B., banues në Durrës e kreu aktin një ditë më parë dhe momentalisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjarët e policisë pohuan në polici se djali vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.
17-vjeçari ka pësuar një aksident rrugor me makinë dhe prej asaj kohe, ai ka pasur çrregullime mendore.