Trupi i një vajze adoleshente, është gjetur e varur në një pemë pasi që ajo ishte kidnapuar dhe ishte përdhunuar nga një bandë në Indi.
16 vjeçarja ishte duke u kthyer në shtëpi nga shkolla në fshatin Yeturu kur u sulmua.
Mediat lokale raportojnë se ajo ishte sulmuar nga tre burra në pjesët e periferisë së fshatit, raporton express.
Ajo më pas është përdhunuar, por nuk është e qartë se kush e ka varur në pemë.
Prindërit e saj kishin filluar ta kërkonin kur ajo nuk u shkoi në shtëpi nga shkolla, dhe e kishin gjetur trupin e saj të varur në pemë.
Policia ka thënë se përdhunuesit janë nga një fshat fqinjë i vendit ku ajo jetonte.