Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 vjet LSI, Kryemadhi: Qeveria po shkatërron ekonominë e vendit

2019/09/06 at 7:35 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
15 vjet LSI, Kryemadhi: Qeveria po shkatërron ekonominë e vendit

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka festuar ditën e sotme 15 vjetorin e krijim të saj. Në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kongreseve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se kjo forcë politike bashki qytetarët për kauzën e integrimit të vendit dhe për një jetësë më të mirë në Shqipëri.


Kryemadhi theksoi se busulla e LSI është integrimi i vendit në Bashkimin Europian për të siguruar jetesë më të mirë për qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Po ashtu, kryetarja e LSI theksoi se qeveria “Rama” po shkatërron ekonominë dhe se 80% e shqiptarëve kanë braktisur vendin.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Të nderuar miq, anëtarë, simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkëlqesi Ambasadorë. Përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizmave ndërkombëtarë. Të nderuar kolegë të partive politike shqiptare, 15 vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor. Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti.  Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së. Në këto 15 vite të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës. Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që synonin eleminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore. Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij. Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë.  Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tijë politike. Rilindja po shkatërron ekonominë, 80% e shqiptarëve të braktisur Për ne mbetet parësore Kthimi i besimit tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët. Sot bota politike, intelektuale dhe akademike, nga vendi më i vogël  i rruzullit e deri tek më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqiperi, fatkeqesisht për kushtet dhe veçoritë  dhe sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend. Që ka mpirë shoqerinë dhe po i  çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë. E kam fjalën për thellimin e polarizimit të shoqërisë sone dhe pabarazisë në të. Ky problem i kanalizuar në ideologji të ndryshme,në botë trajtohet si fenomen social dhe politik. Për fat të keq në Shqipëri ky është thjesht dhe vetëm problem një i vetëm dhe ka të bëjë me vjedhjen e pronës publike dhe tenderimin e ekonomisë në duart e pak njerëzve të afërt me pushtetin.Asgjë më shumë se një vjedhje flagrante me një plan të mirëmenduar. Nuk është  rastësi, as kapitalizëm e as demokraci, fakti që vendi ka mbetur për një periudhë të gjatë  pa gjykata. Nuk është as rastësi kapitalizem dhe as   demokraci ligji për kadastrat: nuk ishte rastesi e as formë e kapitalizmit madje  as demokraci ligji për kthimin  e devidentit. Ku rimbushen xhepat e atyre qe I kanë plot:  S’mund te quajmë rastësi, kapitalizëm apo  demokraci  grabitjen e tokës së teatrit me ligj të posaçëm dhe me vota deputetësh pa dinjitet: Në ç’vend të botës ndodh që ligji të burgosë  një familjar të papunë  që nuk paguan dot faturën e energjisë elektrike dhe nuk guxon të gjykojë ata që në flagrancë janë kapur duke vjedhur,shitur dhe blerë votën? Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit  kriminal dhe  oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk perbëjnë më shumë se 1 % të tyre,dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Kryemadhi-qytetarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por…

Kryemadhi-qytetarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por...

“Dua 11 luanë në fushë”, Reja flet para ndeshjes me Francën

“Dua 11 luanë në fushë”, Reja flet para ndeshjes me Francën

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 55-vjeçari

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 55-vjeçari
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}