Një 15-vjeçar ka goditur me thikë një 17-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë.
Pas ndjekjes nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin. 17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al