Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 ton drogë në Llakatund të Vlorës, në pranga fshatarë të zonës dhe inspektorë policie

2017/07/14 at 12:56 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
15 ton drogë në Llakatund të Vlorës, në pranga fshatarë të zonës dhe inspektorë policie

Një sasi tejet e madhe droge është kapur në fshatin Llakatund të Vlorës. Policia vijon të thotë që nga mesnata se droga po peshohet, por paraprakisht mendohet se janë 15 kg hashash. Operacioni është kryer mesditën e djeshme, ndërsa në mesnatë në Vlorë ka mbërritur dhe drejtori i policisë Haki Çako. Në një njoftim për mediat Policia e Shtetit u kujdes të vinte në dukje se këtë operacion e ka kryer vetë, pa prokurorinë dhe pa policitë e vendeve partnere.


Por deri tani në pranga kanë rënë disa inspektorë policie dhe banorë të fshatit ku u gjet droga. Ende nuk ka asnjë të dhëna se ku është mbjellë gjithë kjo drogë e magazinuar në shtëpitë e fshatarave dhe kush dhe si trafikohej përtej Adriatikut.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të një hetimi tërësisht policor, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë të mundur goditjen e një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të fshehur në 3 banesa në fshatin Llakatund të Vlorës.

Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-n e Fierit, dhe Specialistë të SH.Ç.B.A-së.

Si rezultat i veprimeve të kryera në mënyrë të mirëorganizuar është bërë ndërhyrja nëpër banesat e sinjalizuara nga informacionet policore që dyshohej se në këto banesa mund të kishte lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, duke qenë se hetimi nxori se në këtë veprimtari kriminale ishin implikuar edhe punonjës policie, veprimet proceduriale për punonjësit e Policisë janë kryer në  bashkëpunim me SHÇBA për  arrestimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në këto banesa, shërbimet e policisë kanë konstatuar sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike nëpër dhoma, në formë presimi dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj.

Është konstatuar një bazë e gjerë materiale si; 3- presa, sita, përbërës kimikë, vaj hashashi etj,,, të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e lëndës narkotike por edhe të përpunimit të saj me përbërës kimikë duke i dhënë formën e çokollatës etj.

Janë sekuestruar 5 armë zjarri Automatik  Kallashnikov.

Janë bllokuar dhe sekuestruar 4 automjete: ML-Benz, Mitsubishi, Jeep dhe Furgon.

Gjatë operacionit është zbuluar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike në oborrin e banesës të një punonjësi policie, konkretisht:

Në banesën e Inspektorit të Policisë Lirim Lamaj, në oborr u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 270 bimë të mbjella, të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e menjëhershme intensive, në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar dhjetëra persona, prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë 9 prej tyre, si autorë të dyshuar përgjegjës dhe të implikuar në këtë veprimtari, si më poshtë:

1-  Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.

2-  Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3-  Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

4-  Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

5-  Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

6-  Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

(Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).

7-  Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (I’u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).

8-  Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

9-  Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

(Babë e birë, i’u është gjetur një pjesë e lëndës narkotike në banesën e tyre në fshatin Drithas).

Vijojnë veprimet proceduriale në lidhje me peshimin e lëndës narkotike deri në përcaktimin e saktë të peshës së saj.

Operacioni vazhdon dokumentimin e plotë ligjorë…



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Edi Rama: Pres largimin e ministrave teknikë, misioni i tyre ka mbaruar

Edi Rama: Pres largimin e ministrave teknikë, misioni i tyre ka mbaruar

Rama me atlete në Trieste/ Që nga reagimi i Merkel e deri te ato të mediave të huaja

Çfarë tha Rama për atletet në Trieste?!

Trump në paradën ushtarake franceze/ Macron: Asgjë s’mund ta ndajë Francën nga SHBA-ja

Trump në paradën ushtarake franceze/ Macron: Asgjë s'mund ta ndajë Francën nga SHBA-ja
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}