Aktualitet

15 raste të reja, shkon në 212 numri i personave të prekur nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 29/03/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se ka shkuar në 212 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 10 persona kanë ndërruar jetë. Ndërkohë harta është shtrirë në Mirditë.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste. Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Pas