Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“1300 banorë të pastrehë”, PD e Lezhës thirrje urgjente Bashkisë

2019/12/16 at 5:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“1300 banorë të pastrehë”, PD e Lezhës thirrje urgjente Bashkisë

Partia Demokratike e Lezhës ka akuzuar Bashkinë e Lezhës se nuk ka kryer në kohë verifikimet e banesave duke lënë sipas saj 1300 banorë të pastrehë.


Në një deklaratë për media, PD thekson se procesi i verifikimit të banesave nuk ka qenë transparent duke mos shpallur ende si të rrezikshme banesa të reja për të cilat ka qëndrime kontradiktore në akt-ekspertime.

Deklarata:

Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dëme të konsiderueshme për banorët e Bashkisë Lezhë. Në këtë situatë të vështirë për qindra familje lezhjane, reagimi i institucioneve kompetente duhet të jetë serioz, i saktë, objektiv dhe të japë zgjidhje urgjente.

Verifikimi në terren nga Bashkia Lezhë në një masë të konsiderueshme nuk është kryer në kohë, duke ngadalësuar proçesin dhe duke krijuar pasiguri tek banorët për shkak edhe të qëndrimeve kontradiktore të mbajtura dhe komunikuara në kohë të ndryshme. Nuk ka patur transparencë me qytetarët, ne veçanti me personat drejtpërdrejt të prekur, duke bërë që edhe kjo situatë tejet delikate të trajtohet në kufijtë e propagandës.

Në qytetin e Lezhës, janë mbi 23 godina shumëkatëshe me dëme shumë serioze, deri në këto momente 16 prej tyre ku banojnë rreth 260 familje janë konstatuar të pabanueshme. Në njësitë e tjera administrative janë mbi 100 banesa private me dëmë serioze deri në të pabanueshme.
Pallatet e vlerësuara të pabanueshme janë të gjitha ndërtesa të vjetra, ndërkohë ka objekte të tjera të pretenduara me dëme tejet serioze nga vetë banorët si dhe specialistë , për të cilat qëndrimet e inxhinierëve të Bashkisë Lezhë kanë qenë të ndryshme në kohë të ndryshme për objekte të njejta.

Aktualisht, në Bashkinë Lezhë janë rreth 1300 banorë të pastrehë dhe pa asnjë zgjidhje përfundimtare konkrete. Një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të jetojnë në banesat e tyre duke vënë jetën në rrezik, për shkak edhe të pasigurisë për tu transferuar në banesa të tjera me qera, pasi për këto godina ende nuk ka qëndrime përfundimtare ose qëndrimet e Bashkisë Lezhë kanë qenë kontradiktore.

Bashkia Lezhë ende nuk ka përfunduar fazën e verifikimit, të plotësimit të dokumentacionit dhe miratimit të listës së familjeve që duhet të trajtohen me pagesën e qirasë deri në zgjidhjen përfundimtare të strehimit të tyre.

Sic edhe është bërë publike, 15 familje të komunitetit rom dhe egjyptjan, me fëmijë të mitur e gra shtatzana janë vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, ku po përballen me të ftohtin si dhe kushtet e këqija higjieno sanitare. Bashkia Lezhë, ka abuzuar me detyrimin për tu garantuar këtyre banorëve një sistemim real e të përshtatshëm, deri në një zgjidhje afatgjatë, pas konstatimit si të pabanueshme të banesave të tyre. Ky është një rast abuziv për të cilin duhet të investohet Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.

Sa më lart, duke rikujtuar se institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, dhe se në situata emergjente reagimi duhet të jetë në përputhje me gjendjen, i bëjmë thirrje Bashkisë Lezhë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse, që të ezaurojnë me përpikmëri, profesionalizëm dhe në kohë të gjitha proçedurat për ti dhënë zgjidhje urgjente strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti :
– Të përfundohet në mënyrë urgjente dhe profesionalizëm verifikimi i të gjitha godinave të dëmtuara: banesa private, pallate, institucione;
– Të përcaktohet përfundimisht dhe në mënyrë të saktë shkalla e dëmtimit të tyre;
– Të bëhet publik informacion i detajuar mbi të gjitha objektet: banesa private, godina shumëkatëshe apo institucione të konstatuara me dëme të rënda të pariparueshme strukturore.
– Të merren masa urgjente për strehimin real dhe të sigurtë të familjeve të pastreha, duke u siguruar atyre kushte për një jetesë normale.
-Të bëhet publike lista e familjeve që do të trajtohen me pagesën e qirasë si pasojë e dëmeve nga tërmeti.
– Të nisin sa më parë proçedurat për të garantuar strehimin përfundimtar të këtyre banorëve.

Çdo vendim, aktual apo i mëvonshëm, duhet të merret pas diskutimit dhe konsultimit me banorët e prekur nga tërmeti, duke pasur në themel interesin e tyre më të lartë, mirëqënien dhe të drejtën e tyre për të patur të gjithë mbështetjen maksimale nga institucionet për të rifilluar dhe kaluar këtë periudhë të vështirë. /Opinion.al

Etiketa: lezhePDtermeti


Ju sugjerojmë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë
Bota

I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë

22 Qershor, 2026 10:07 am
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

22 Qershor, 2026 10:04 am
Rama vizitë në Francë, takohet me Macron
Kryesore

Rama vizitë në Francë, takohet me Macron

22 Qershor, 2026 10:02 am
Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë
Politikë

Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

22 Qershor, 2026 10:00 am
Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?
Politikë

Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?

22 Qershor, 2026 9:57 am
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Para
Mustafa: Nuk ka ngrirje të bisedimeve me VV, presidenti çështje parimore

Mustafa: Nuk ka ngrirje të bisedimeve me VV, presidenti çështje parimore

Videomesazh/Basha: Të mobilizohemi, qeveria nuk do mund të na mbyllë gojën

Videomesazh/Basha: Të mobilizohemi, qeveria nuk do mund të na mbyllë gojën

LISTA/ Këngët që dëgjon Obama natën dhe ditën

Obama: Nëse bota do të udhëhiqej nga gratë do të shihnit përmirësim
















TE FUNDIT

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
22 Qershor, 2026

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës. Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa...

Lexo më shumë

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
22 Qershor, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
22 Qershor, 2026

Përfaqësuesja e Portugalisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Uzbekistanit në zonën e Palm Beach, pranë Miamit, mes kushteve të vështira...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
22 Qershor, 2026

Mikel Oyarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi spanjoll fillimisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}