Kronikë

13 kg kokainë në makinë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:08 - 28/04/22 |
Opi Nion

Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar në Bolonja pasi i janë sekuestruar 13 kg kokainë.

Sipas informacioneve, një patrullë policie e angazhuar në një shërbim të kontrollit të trafikut rrugor ndaloi dhe kontrolloi një makinë të drejtuar nga 25-vjeçari shqiptar, i cili i ra në sy pasi kishte menjëherë një qëndrim shumë nervoz.

Dhe ishte pikërisht gjendja e nervozizmit të pamotivuar që shtyu karabinierët për ta kontrolluar. Shqiptari e kishte fshehur drogën poshtë sediljes së pasme të makinës.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolonjës. Përveç kokainës, janë sekuestruar edhe dy telefona dhe 350 euro.

Pas