Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1100 Euro për vizë gjermane, si u mashtrua qytetari

2023/07/04 at 9:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
1100 Euro për vizë gjermane, si u mashtrua qytetari

Një denoncues anonim tregoi se para disa muajsh ishte interesuar që të merrte vizë në Ambasadën Gjermane. Një mik i tha se një grua me emrin Erla dhe Kristina Bajram Bodi, mund t’ia përshpejtonin vizën.

Kristina i kërkoi disa herë pagesa dhe në total denoncuesi pagoi 1100 Euro. Më pas gjithçka vijoi me premtime, justifikime e gënjeshtra.

Kristina Bodi: Atëherë, sot Konsullata është pushim. Dhe të gjitha këto postat janë pushim, konsullore. Por bëre mirë që më kontaktove, se do të kontaktoja vetë shumë shpejt, se isha në komunikim me çunat. Më dërgo pak atë vendndodhjen tuaj, të fshatit tuaj, t’ua dërgoj pak këtyre të Sektorit Konsullor unë, dhe të lidhet me postën! Do të përcaktoj orën, vendin në pikën e afërt.

Kristina Bodi: Po më jep fshatin, ku ndodheni!

Kristina Bodi: Ok, do t’ua çoj unë këtyre gocave, do të bëjnë këto dokumentacionet të gjitha dhe do të tregoj unë. Pa merak!

Kristina Bodi: Jo, do të të them sot, për një orë, një orë e gjysmë, dy. Orën, vendin, ku do të jeni tani!

Kristina Bodi: Unë nuk e di, do të vij sot apo jo! Unë jam në pritje! Mos rri domethënë, se po vjen tani, po vjen pastaj!

Kristina Bodi: Do të jap orën, vendin, ku do dalësh. Dakord?

Kristina Bodi: Sot do të njoftoj atë djalin, se nuk kam mbaruar akoma punë! Se me këtë punë jam duke u marrë!

Kristina Bodi: Akoma, dhe do të të marr unë sot. Me këtë jam duke punuar në këtë moment. Gjallë, vdek, do ta çoj unë sot se s’bën!

Kristina Bodi: Përshëndetje! Si kalove? Si je? Sot do të dërgoj numrin e faturës, sepse siç edhe të thashë që deri në orën 12, jemi marrë me një problematikë shumë të fortë, të një djali që bëri disa gabime, dhe mori një ekspuls. Pa dalë nga puna, do të dërgoj numrin e faturës. Do të jap gjithë instruksionet e duhura, në mënyrë, që të jesh i qartë në tërheqjen e pasaportës. Në rregull? E kam objektiv kryesor emrin tuaj.

Kristina Bodi: Me këtë kodin, do të them unë, kur do paraqitesh në Sektorin Konsullor, por të mbaroj një çikë me kodet njëherë, sepse këto më kanë dërguar për momentin.

Kristina Bodi: Përshëndetje edhe njëherë! Numrin e faturës jua kam dërguar. Do të shikojmë pjesën e hapësirës, për të tërhequr dokumentacionet. Edhe njëherë do t’ju kërkojmë ndjesë, por janë procedura, që nuk është se varen në dorën tonë. Por ka shumë ngarkesë, sidomos ditën e sotme.

Kristina Bodi: Si kalove? Unë jam në punë në këtë moment. Tani sa kam ardhur, dhe jam duke parë terminet, për t’u paraqitur! Për sot është pak e vështirë, se deri në 12 qëndron  dhe ka pak, shumë shumë pak hapësira të lira. Por deri nga mesi i ditës, siç i thashë edhe atij djalit, do t’i dërgoj emailet, për t’u paraqitur përfundimisht, qartë dhe saktë!

Në një email qytetarit iu kërkua nga Kristina, që të paraqitej për takim në ambasadën gjermane, por atje nuk kishte asnjë të dhënë.

“Më thanë që ti nuk e ke emrin këtu, nuk figuron fare. Ky email mund të jetë fals”, tha i riu.

Në këtë moment, qytetari kërkon paratë dhe pasaportën mbrapsht. Madje ai i thotë, se tani do ta zgjidhë problemin me emisionin “Stop”.

Kristina Bodi: Kërcënimet mbaji për vete jo për mua. Nuk jemi njerëz si puna juaj ne ok.

Denoncuesi: Mirë mirë, do ta shikojmë përfundimin. Unë i kam të gjitha provat. Lekët nuk i ke dërguar sepse po t’i dërgoje do i kishe bërë screenshot.

Kristina Bodi: Mashtrimet dhe rrenat me mua lëri. Nuk je asgjë më shumë e më pak se një njeriu i pagitur. Informohu njëherë më përpara dhe pastaj më trego mua s’ka ardhur.

Denoncuesi: Unë i paditur dhe budalla jam që kur të dhashë lekët ty. Por ato lekë do i marr mbrapsht një më një.

Kristina Bodi: E drejta jote, që të më biesh mua dhe të më shkruash mua, kur të dojë ty qejfi, ka vdekur dhe ka mbaruar! Orari, që duhet të më shkruash ti mua, është nga ora 8 deri në orën 4! Ok? Pasaportën mund ta marrësh, kur të duash, sa të bëjmë anulimin ditën e nesërme, edhe vazhdo pastaj merre! Jo anulim, por djegie totale!

Brenda 24 orësh qytetari merr paratë dhe pasaportën, që rrinte prej 3 muajsh në sirtarët e ambasadës gjermane. Kjo e fundit tha, se nuk ishte rasti i parë i ankesave për zonjën Kristina Bodi.

“Ata ishin në dijeni dhe e dinin fiks se kush ishte mashtruesja. Mesa kuptova unë punonte në ambasadë. Ata sa dëgjuan emrin e dinin fiks kush ishte Kristina Bodi. Nuk isha rasti i vetëm që kisha tërhequr pasaportën në të njëjtën mënyrë. Pasaportën time e kam tërhequr pas 3 muajsh e shikoj përsëri. Kishte zënë merimanga në sirtarin e ambasadës. Pasaporta kishte mbetur në vend. Tani më thanë vazhdo me aplikimin e rregullt, pa Kristina”, tha denoncuesi./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Para
OKB organizon takim mbi kërcënimet e inteligjencës artificiale

OKB organizon takim mbi kërcënimet e inteligjencës artificiale

Kosova zyrtarizon trajnerin e ri, zbulohet emri në krye të stolit të “Dardanëve”

Kosova zyrtarizon trajnerin e ri, zbulohet emri në krye të stolit të “Dardanëve”

Kadastra refuzon gjykatën: Bëni mirë që i shponi veshët drejtuesve

Kadastra refuzon gjykatën: Bëni mirë që i shponi veshët drejtuesve

TE FUNDIT

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
13 Maj, 2025

Ky artikull nuk i dedikohet konkretisht rrugëtimit politik të Sali Berishës apo Edi Ramës. Nuk është një përmbledhje e mirëfilltë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kanë uruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për...

Lexo më shumë

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
13 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com