Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.
Të pranishëm janë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Dritan Leli, si edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, si edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Një ditë më parë në parlamentin e Shqipërisë u zhvillua seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës.