Kryesore

110 mln euro për Becchettin, Rama: I neveritshëm gëzimi i Metës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 02/04/21 |
Opi Nion

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me me humbjen e gjyqit nga ana e Shqipërisë me biznesmenin Francesco Becchetti, të cilit Shqipëria duhet ti paguajë 110 milion euron.

Në një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është i neveritshëm gëzimi i Presidentit Ilir Meta, teksa thotë se Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj Becchettit. Kryeministri thotë se Shqipëria do fitojë ndaj Becchettit siç po fiton “luftën” ndaj COVID-19.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon! Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas