11 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur jetën nga pandemia në 2,799.
Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë konfirmuar 347 raste të reja nga 2,013 testime të kryera dhe 378 persona janë të shëruar.
Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 90,471 persona. Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar./ Opinion.al