100 vite më parë, më një rrugë të Parisit e quajtur “Belleville”, lindi Edith Piaf.
‘E vogla e madhe’, siç njihej në rrugicat pariziene ku nisi karrierën e saj, njihej si një artiste rebele, e cila interpretonte vetëm për dashurinë e publikut, duke mos i kushtuar asnjëherë rëndësi famës dhe parasë.
Me zërin e saj të fortë dhe dallues, ylli i kabareve u shndërrua në zërin e klasës punëtore pariziene. Vetëm 146 cm e gjatë, Edith Piaf thirrej ndryshe “La Môme”, apo bilbili i vogël.
“La Vie en Rose”, “Non, je në regrette rien” apo “Hymne à l’amour”, janë disa nga këngët më të njohura të një prej këngëtareve më të mëdha të shekullit të kaluar.
Tv Klan