Pas mposhtjes me rezultatin 3-0 nga PSG në Paris, Real Madrid tregoi që skuadra nuk po kalon një moment të mirë.
Gjatë ndeshjes, Real nuk arriti të godiste qoftë dhe një herë në portën kundërshtare, gjë e cila nuk kishte ndodhur preh 10 vitesh.
Në këtë dekadë, Reali ka luajtur 578 ndeshje zyrtare dhe në të gjithë këto përballje kishte goditur të paktën një herë në portë.
Reali u paraqit mjaftë i dobët para PSG, dhe pse aktivizonte për herë të parë treshen Benzema-Bale-Hazard, ndërsa James Rodriguez luante në mesfushë.
Mëdrilenët goditën 7 herë jashtë porte dhe iu anulua një gol i Bale për prekje të topit me dorë./ Opinion.al E.Xh.