Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 këngët më të bukura për festa dhe historitë që fshihen pas tyre

2016/12/21 at 9:51 AM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
10 këngët më të bukura për festa dhe historitë që fshihen pas tyre

Këngët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri i bëjnë festat më të këndshme dhe të mrekullueshme. E ndërsa vit pas viti kemi dëgjuar ndonjë këngë të re, që i është dedikuar këtyre festave nga artistë të ndryshëm, gjatë këtij viti radiot dhe stacione të ndryshme muzikore në ndërkombëtare kanë shkundur nga pluhurat disa nga këngët e rokut klasik, të cilat janë posaçërisht për festat e fundvitit. Kështu, po ju zbulojmë “playliste”-ën e 10 këngëve më të bukura për festa dhe historitë e tyre përkatëse.


“2000 Miles”, The Pretenders

Chrissie Hynde dhe grupi i rindërtuar së fundi Pretenders kanë përkujtuar festat me një këngë të ashpër, por gjithashtu të ëmbël, me nota të gjata dhe mjaft të zjarrtë. “2000 Miles” qëndron në vendin e 10, në top listën e këngëve më të mira për festat e fundvitit. Kjo këngë thuhet se është rishkruar si një përkujtim për James Honeyman Scott, i cili ka qenë kitaristi i grupit që ka krijuar këtë këngë dhe është ndarë nga jeta disa vjet më parë. Këngë flet për trishtimin e një dashurie të munguar në këto ditë feste.

“Christmas Time Is Here Again”, The Beatles

Midis viteve 1963 dhe 1969, “the Beatles” u servirën fansave një dhuratë shumë speciale për Krishtlindje, një regjistrim, i cili nuk ishte i disponueshëm deri atëherë. Bëhet fjalë për këngën me titull “Christmas Time Is Here Again”, 6 minuta gëzimi, të cilat janë regjistruar në vitin 1967 posaçërisht për fansat. Megjithatë, kjo këngë nuk është lançuar deri në vitin 1995, kur u përfshi në albumin “Anthology”. Kënga është lançuar në CD e single-ave “Free as a bird”, por ky version u shkurtua në 3 minuta.

“Christmas All Over Again”, Tom Petty & the Heartbreakers

Kënga e Tom Petty, e titulluar “Christmas All Over Again” na kujton dy gjëra, sesa shpejt kalon një vit dhe sesa kompozitor i madh është Petty. E publikuar në vitin 1992, si pjesë e përmbledhjes me titull “Very Special Christmas”, një album i realizuar për qëllime bamirësie. “Christmas All Over Again” arriti të mbledh rreth 200 mijë dollarë, të cilat iu dhuruan atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Petty ka thënë se kjo këngë i atribuohej albumit të Phil Spector, me titull “A Christmas Gift for You”.

“Little Drummer Boy / Peace on Earth”, David Bowie & Bing Crosby

Është e vështirë të imagjinohet sesi dy këngëtarë të huaj si David Bowie dhe Bing Crosby, arrijnë në një punë të mrekullueshme. E regjistruar në shtator të vitit 1977, për një speciale televizive me titull “Bing Crosby’s Merrie Olde Christmas” dy interpretuesit duket se kanë një përputhje gati gati hyjnore me njëri-tjetrin. Nëse mendojmë për një këngë që ka shkatërruar traditën dhe ka tejkaluar brezat, atëherë është pikërisht kjo.

“Thank God It’s Christmas”, Queen

Këngët e krishtlindjeve meritojnë të jenë të mëdha dhe dramatike dhe kush më mirë mund ta ofrojë këtë sesa mbreti i karizmës Freddie Mercury? Në fakt, kënga me titull “Thank God It’s Christmas” e Queen është shkruar nga kitaristi Brian May dhe bateristi Roger Taylor, por ata kishin një aftësi të veçantë që të shkruanin këngë në të cilat Mercury mund të transmetonte frymëmarrje plot jetë. “Thank God It’s Christmas” nuk u bë kurrë pjesë e një albumi të Queen, megjithatë atë mund ta gjeni në një përmbledhje hitesh të grupit të famshëm rock.

“Sock It to Me Santa”, Bob Seger & the Last Heard

Kënga me titull “Sock It to Me Santa” vjen drejtpërdrejt nga fantazmat e kaluara të Krishtlindjeve. E regjistruar në vitin 1966 kjo këngë ishte e vetmja e frymëzuar nga numri i James Broën “Papa’s Got A Brand New Bag”.

“Santa Claus Is Coming to Town”, Bruce Springsteen

Nuk do të quhej festë, nëse në të nuk përfshihet Bruce Springsteen, dhe “Santa Claus Is Coming to Town” është kënga më e vjetër e Krishtlindjeve. Ajo është realizuar në vitin (1934). Ndoshta Springsteen akuzohet për një zë paksa provincial dhe aq të gërvishtur saqë duket sikur lëshon britma, megjithatë në këtë këngë na ka ardhur i ëmbël dhe i butë. Kjo këngë ka ardhur në disa versione, në 1973 dhe në një tjetër regjistrim në 1975, i cili ka qëndruar më gjatë.

“Wonderful Christmastime”, Paul Mccartney & Wings

“Wonderful Christmastime” nuk ju lë shumë alternativa, ose do ta dashuroni ose do ta urreni. Është Paul Mçartney dhe Linda që me shumë dashuri përsërisin të njëjtat vargje, “ding-dong-ding dong”, të cilët i kanë shijuar festat me anëtarët e një grupi të quajtur “Wings”. Kjo këngë është një pop i pastër, një Paul i pastër dhe një sintoni e pastër që të jep kënaqësi. Nëse keni planifikuar që të bëni ndonjë lëvizje këtë vit, atëherë nuk do të shkojë keq nëse në sfond është kjo këngë.

“Father Christmas”, The Kinks

Tani do të flasim për një këngë klasike. Kitara, saksi dhe e gjithë linja e saj historike tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Në thelb, kjo këngë është gjithçka që na kujton se duhet të transmetojmë dashuri, e duhet të jetë patjetër pjesë e playlistës suaj. “Father Christmas” nuk ka shumë sentimentalizma festash, por na sjell në vëmendje fëmijët e varfër, të cilët kërkojnë para në vend të dhuratave. Kënga nuk ka bërë shumë sukses kur u lançua, megjithatë me kalimin e viteve është shndërruar në një kult klasik.

“Happy Xmas (War is Over)”, John & Yoko/Plastic Ono Band

Nëse kjo këngë e John dhe Yoko nuk ju bën që të derdhni lot të paktën njëherë në jetën tuaj, atëherë jeni totalisht prej guri. Kjo këngë proteste kundër luftës në Vietnam u bë një standard për Krishtlindje. Ajo është bazuar në fushatën e vitit (1969) të John dhe Yoko, të cilët shpërndanë postera në qytetet më të mëdha amerikane me mbishkrimin “Lufta ka mbaruar nëse ju dëshironi. Gëzuar Krishtlindjet nga John dhe Yoko”. Ajo është realizuar si produksion i Phil Spector dhe mesazhi i paqes jepet me zë të lartë./revistaclass



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Instagram fshin videon e koncertit të Dua Lipas në Tiranë, e akuzon për vjedhje

Video/ Publikohet filmi dokumentar për jetën e Dua Lipës

Video-Skandal/ Nxënësit e 9-vjeçares hashash dhe cigare lirshëm në shkollë

Video-Skandal/ Nxënësit e 9-vjeçares hashash dhe cigare lirshëm në shkollë

Ndahen miket e ngushta Selena Gomez e Taylor Swift

Ndahen miket e ngushta Selena Gomez e Taylor Swift
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com