Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 gabimet që bëjmë kur jemi me dietë

2016/05/15 at 9:12 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Vegjetarianët janë të destinuar të ngelen beqarë

Femrat e dëmtojnë shëndetin e tyre duke ndjekur dieta jo të përshtatshme për të humbur sa më shumë kilogramë në një kohë të shkurtër. Por kjo është diçka e gabuar!


Gabimet që duhet të shmangni në një dietë janë vërtet të shumta!

Njohja e tyre do t’ju lejojë që të arrini qëllimin tuaj të humbjes së peshës në një kohë të shkurtër dhe pa shumë mundime.

Ata të cilët vendosin të ndjekin një dietë pa asnjë lloj guide dhe pa kontrollin e mjekut, shpesh bëjnë gabime të mëdha, duke ndjekur të ashtuquajturit mite false dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Duhet të bëni kujdes për të mos ndryshuar metabolizmin tuaj, për të mos kufizuar tretjen, por mbi të gjitha, ju duhet të përpiqeni që të mos humbisni ushqyesit tuaj fizikë të nevojshëm.

Këshilla

1. Ekzagjerimi me vajin e ullirit

Vaji i ullirit, një nga ushqimet kryesore të kuzhinës mesdhetare, bën sigurisht shumë mirë, por kujtoni gjithmonë se bëhet fjalë për një vaj me 120 kalori dhe 14 gramë yndyrë për një lugë. Ekzagjerimi me këtë përbërës, mund t’ju kushtojë ndonjë kilogramë më shumë pa e vënë re!

2. Shmangia e frutave

Frutat janë të rëndësishme për mirëqenien. Por edhe në këtë rast është e mirë që të mos e ekzagjeroni me ngrënien e tyre, por mos i braktisni kurrë nga tavolina sepse do të ishte një gabim shumë i madh. Frutat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra që ndihmojnë në metabolizmin e organizmit.

3. Ngrënia e ushqimeve pa gluten (miell)

Nëse nuk vuani nga alergji të tilla si sëmundja e zorrëve, është e padobishme dhe e gabuar për të eliminuar ushqimet me gluten apo ndryshe me miell.

4. Ngrënia e paktë dhe praktikimi i shumtë i sportit

Nëse është e vërtetë se dietat ju ndihmojnë që të humbni peshë në një kohë të shkurtër, është gjithashtu e vërtetë se, në pak kohë, ju mund ta fitoni atë sërish! Ata që dobësohen shumë në një kohë të shkurtër duke bërë shumë sport dhe duke ngrënë pak, rrezikojnë rëndë shëndetin e tyre!

5. Mosngrënia e frutave të thata

Frutat e thata, që ndihmojnë për të ulur kolesterolin, sipas shumë personave të shëndoshin. Por nuk ka asgjë më të gabuar se kjo gjë. Ato gjithashtu mund të konsiderohen si një mesvakt i pasur me vitamina.

6. Pirja e paktë e ujit

Sa më shumë ujë të pini, aq më shumë humbet peshë. Pirja e shumtë e tij e ndihmon organizmin, por ul edhe urinë, ndërsa e bën lëkurën më të bukur. Ekspertët rekomandojnë të pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë, një truk i vogël që ndihmon edhe mirëfunksionimin intestinal (zorrët). Këshilla tjetër është që të pini një gotë ujë në temperaturën e ambientit me pak limon sapo zgjoheni për të pastruar trupin tuaj.

7. Lamtumirë karbohidrate

Karbohidratet nuk shëndoshin nëse përfshihen në dietë në një mënyrë të thjeshtë. Eliminimi i bukës dhe i makaronave nuk është një mënyrë për t’u dobësuar. Reduktimi i tyre është i mirë, por gjithsesi ato duhet të përfshihen në dietën tuaj, sepse ndihmojnë zemrën dhe arteriet.

8. Ushqyerja me shpejtësi përpara TV dhe PC

Edhe gjatë dietës është e rëndësishme të uleni në tavolinë dhe ta shijoni me qetësi atë çfarë do të hani. Ngrënia me nxitim, në këmbë ose përpara TV apo PC ul ndjenjën e ngopjes.

9. Lënia mënjanë e ushqimeve dhe mosrespektimi i orareve të ngrënies

Gjatë një diete, duhet të shmangni gjithmonë moslënien mënjanë të ushqimeve dhe të shkoni në mes të natës te frigoriferi. Ndarja e ushqimit në pjesë të vogla, është sekreti i parë për ta filluar me këmbë të mbarë.

Gjithashtu sigurohuni që të mos ndiqni kurrë orare të çrregullta, sjellje tipike e njerëzve që kanë punë plot tension apo me turne. Ndërkaq mos e shmangni asnjëherë darkën. Mundohuni të gatuani ndonjë pjatë të lehtë, sa për të favorizuar tretjen.

10. Shpikja e dietave vetjake

Nëse kilogramët që doni të humbni janë të shumta ose nëse vuani nga ndonjë patologji, shmangni dietat e shpikura nga vetë ju. Në raste të tilla drejtojuni një profesionisti, i cili do t’ju rekomandojë një dietë të përshtatshme.



Ju sugjerojmë

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Para
Denoncimi/ I sëmuri: Në QSUT, ushqim me krimba

Denoncimi/ I sëmuri: Në QSUT, ushqim me krimba

Përmbytjet, rezulton i zhdukur 27 vjeçari, punonjës i HEC-it

U largua nga shtëpia, gruaja gjendet e mbytur në lumë

Aktori i humorit bie në burg, rrahu motrën

Aktori i humorit bie në burg, rrahu motrën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com