Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Londër, 1913 : Memorandumi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare dërguar ambasadorëve të Fuqive të Mëdha

2016/11/01 at 9:07 AM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Figaro : Letra e 12 dhjetorit 1912 për Shqipërinë nga princi patriot Albert Gjika

Nga Aurenc BEBJA-


Në fillim të janarit të vitit 1913, Qeveria e Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u dërgon ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të mbledhur në Konferencën e Londrës, një memorandum për të mbrojtur kufijtë natyrorë shqiptarë.

Ja dokumenti në vijim i cili gjendej fillimisht në gjuhën frënge :

DOKUMENT

« Ne, përfaqësuesit e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, kemi nderin të ju paraqesim në takimin e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, këndvështrimin shqiptar dhe vënien në dijeni për pretendimet legjitime të Shqipërisë.
Është një fakt që pranohet historikisht se populli shqiptar formon grupin më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm në gadishullin ballkanik. Origjina, gjuha, traditat dhe karakteri i tij e dallojnë atë krejtësisht nga racat fqinje dhe i japin atij këtë individualitet, përmes të cilit ai ka ditur të rezistojë ndaj të gjitha përpjekjeve për asimilim.
Nëse Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të ndjekë kombet perëndimore në zhvillimin e tyre të admirueshëm në lidhje me përparimin dhe qytetërimin, duhen marrë parasysh kushtet dhe rrethanat e pafavorshme të saj…
…Historia e popullit shqiptar është e mbushur nga luftërat e përgjakshme me të cilat i është nevojitur të përballet për të mbrojtur integritetin e saj.

Në asnjë periudhë të ekzistencës si komb, Shqipëria nuk ka hequr dorë nga sovraniteti i saj i plotë. I ka ndodhur, në disa momente të historisë së saj, që ti nënshtrohet pushtuesit, por ideali i saj ka qëndruar gjithmonë i paprekshëm dhe nënshtrimi i saj ka qenë sipërfaqësor.

Prandaj, në këtë moment ngjarjesh të rëndësishme që po ndodhin në gadishullin ballkanik në lidhje me riorganizimin e hartës së Ballkanit, Shqipëria beson se e ka për detyrë të ngrejë zërin e saj për t’u kërkuar Fuqive të Mëdha Evropiane, me të drejtën e jetës, mundësinë për tu zhvilluar mes rendit dhe paqes…

…Populli shqiptar ka vuajtur nën sundimin e huaj. Ai ka besimin e plotë ndaj kombeve perëndimore, ndaj të cilave aspirohet të aplikojë përparimin mbi një tokë, e cila kërkon vetëm të lulëzojë.

Shqipëria është e vendosur të bëhet një vend ekuilibri dhe paqeje në gadishullin ballkanik ; por, për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme që homogjenitetit kombëtar, të cilin ajo ka ditur ta ruajë mjaft mirë, ti mundësohet krijimi i një organizate politike të besueshme, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Krijimi i kësaj organizate mundësohet vetëm nëpërmjet pavarësisë absolute, sepse vetëm ajo është në gjendje të eliminojë, për të ardhmen, çdo ndërhyrje që rrjedh nga ndikimet e huaja.

Kombi shqiptar është i bindur se aleatët ballkanikë nuk e kanë humbur perspektivën e aksioneve të përbashkëta të ndërmarra nga ana e tyre, e cila është, në një farë mynyre, vazhdimësia e kryengritjeve të fundit shqiptare, si dhe sukseset e tyre mund të konsiderohen si fryt i çlirimit, në të cilin shqiptarët, qoftë në të tashmen apo në të kaluarën, përmes kryengritjeve të vazhdueshme dhe një irredentizmi të palodhur, janë dalluar për trimërinë e tyre…

…Sot që zgjidhja përfundimtare e problemit ballkanik nevojitet në mënyrë rigoroze dhe urgjente, populli shqiptar nuk mund të durojë që të drejtat e tij të sakrifikohen dhe e ardhmja e pavarësisë së tij të ndërtohet mbi themele të paqëndrueshme.

Pas pranimit të shprehjes « Ballkani për popujt ballkanikë » është e vështirë të konceptohet një ndarje e cila nuk frymëzohet tërësisht në këtë rregull sa njerëzor dhe të drejtë.

Por nuk mund të ketë paqe të përgjithshme të gadishullit, në qofë se funksionet e dhëna ndaj çdo organizate politike nuk frymëzohen në kufijtë gjeografikë dhe etnografikë të secilit shtet. Do të ketë konflikte dhe trazira, në qoftë se tokat ku ka shumicë shqiptare lejohen nën sundimin e huaj.

Duke ngritur zërin në emër të popullit shqiptar, qëveria jonë e përkohshme, e cila përfaqëson në tërësi popullin e saj, sigurisht nuk pretendon t’u diktojë Fuqive Evropiane rrugën që ato duhet të ndjekin. Të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe të udhëhequr nga dëshira e kancelarive të nderuara evropiane, që të realizojnë një vepër të shëndetshme dhe të qëndrueshme, populli shqiptar frymëzohet nga nevojat lokale dhe nga popujt që e rrethojnë në Ballkan, për të deklaruar se paqja dhe qetësia në gadishull do të arrihen vetëm nëse do t’i jepet Shqipërisë së ardhshme një konfigurim homogjen.

Populli shqiptar kërkon që ti kthehen kufijtë e tij të natyrshëm dhe të domosdoshëm, si arsye e kushteve etnike dhe si banorë të parë të këtyre tokave. Për këtë, ai është i bindur se falë dashamirësisë vigjilente të Fuqive të Mëdha do të merren hapa për të siguruar që këto parime të respektohen në mënyrë rigoroze.
Tokat që ne pretendojmë nisen nga kufijtë e sotëm të Malit të Zi dhe përfshijnë në mënyrë të veçantë rrethinat përkatëse të qyteteve të Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit deri në Metsovo (afër me Janinën), dhe nga Metsovo deri në Prevezë.

Duke pretenduar këta kufij, populli shqiptar ka për qëllim të ketë me fqinjët e tij marrëdhenie të ngrohta dhe afatgjata.

Pavarësisht arsyeve etnike, geografike e historike që militojnë në favor të këtij kufiri racional, shtojmë se pakësimi apo reduktimi i kufijve natyrorë nga Evropa rrezikon të vendosë shtetin shqiptar në paaftësinë e tij natyrore për të jetuar jetën e tij, sepse do t’i mungojnë, nga pikëpamja ekonomike, resurset thelbësore për zhvillimin e tij normal.

Sidomos, lokalitetet e përmendura më sipër janë të banuara pothuajse të gjitha nga shqiptarë. Lidhur me përcaktimin e kufijve në terren, një komision i përbashkët do të mobilizohet më vonë. Ai do të ndërhyjë jashtë çdo lloj ndikimi dëmtues interesash dhe do të përbëhet në mënyrë që të japë garanci fqinjëve të shtetit të ardhshëm shqiptar.

Kombi shqiptar ka dhënë edhe në të kaluarën prova të mjaftueshme të pikëpamjes së tij mbi çështjet politike : tek ai, interesi kombëtar ka qenë gjithmonë mbi atë fetar, ndërsa tek popujt fqinj feja ka qenë burim konfliktesh e mosmarrëveshjesh…

…Në përfundim, populli shqiptar është i bindur se në zgjidhjen e konfliktit aktual, Fuqitë e Mëdha nuk do të neglizhojnë shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë memorandum, dhe se ato nuk do të mbeten indiferente ndaj kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë, i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe që ka vënë në të ardhmen e tij të gjitha shpresat dhe besimin më të madh.
Shqipëria dëshiron gjithashtu të jetë pjesë e progresit mbarëkombëtar dhe të ketë vendin e saj mes njerëzve të kombeve të qytetëruara, për këtë arsye ajo i kërkon Fuqive të Mëdha t’i sigurojnë asaj të Ardhmen. »


* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

Etiketa: Aurenc Bebja


Ju sugjerojmë

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit
Aktualitet

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

9 Maj, 2025 12:08 pm
U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
Bota

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

9 Maj, 2025 12:00 pm
“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Aktualitet

E bëri “magjinë” dhe në Shqipëri LaCivita?Berisha: Faktor madhor i fitores në 11 Maj

9 Maj, 2025 12:00 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

9 Maj, 2025 11:35 am
Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
Aktualitet

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…

9 Maj, 2025 11:29 am
Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë

9 Maj, 2025 11:20 am
Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit
Aktualitet

Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit

9 Maj, 2025 11:18 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Donte të kanoste një shtetas e qëlloi me armë zjarri në tokë, në kërkim 2 persona

9 Maj, 2025 11:03 am
Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën
Aktualitet

Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

9 Maj, 2025 11:02 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

9 Maj, 2025 10:51 am
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 1 nëntor 2016

Luther, kthehu sërish!

Luther, kthehu sërish!

Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Moti sot/ Nëntori nis me mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës rriten temperaturat
















TE FUNDIT

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit
9 Maj, 2025

Gjendet pas 6 ditësh trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, manovratorit që e zuri masivi i dheut nga shembja e digës...

Lexo më shumë

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
9 Maj, 2025

Papa Leo XIV kremtoi Meshën e tij të parë në Kapelën Sistine, një ditë pasi u zgjodh në krye të Selisë...

Lexo më shumë

E bëri “magjinë” dhe në Shqipëri LaCivita?Berisha: Faktor madhor i fitores në 11 Maj

“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
9 Maj, 2025

Kreu i PD, Berisha gjatë konferencës fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, nuk la pa komentuar edhe drejtuesin amerikan të...

Lexo më shumë

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
9 Maj, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat foli sot lidhur me problemet që janë krijuar me zarfet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com