1

Foto/ I riu u qëllua disa herë me thikë në rrugicën e shtëpisë

               Publikuar në : 10:13 - 12/10/18 |
ri.de.

30-vjeçarit Holti Hajdari i kishin zënë pritë në rrugicën përpara shtëpisë së tij në rrugën“Bego Hoxha” në Kombinat, Tiranë. Autori është një 25 vjecar me iniciale M.S., i cili e ka qëlluar viktimen disa here me thikë. I riu është transportuar në spital mbrëmjen e djeshme dhe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, për shkak të plagëve të shumta.

Policia thotë se e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin ndërsa nuk jep detaje për motivin e sherrit mes dy të rinjve që përfundoi tragjikisht.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ndodh në kryeqytet brenda pak orëve, pasi po mbrëmjen e djeshme një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta. Ngjarja ndodhi në zonën e Babrrusë.

Vajza është transportuar në spital me plagë të rënda, që dyshohet se janë shkaktuar nga plumbat. Edhe për këtë rast policia ende nuk ka dhënë detaje, nëse të miturën e kanë vrarë apo e ka shkrepur armën aksidentalisht. /Opinion.al

 

Pas