Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fan Noli në revistën franceze ‘Le Cris des Peuples’ : Një tragjedi në tri akte ndaj shqiptarëve në Jugosllavi e Greqi

2017/01/25 at 2:15 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur Noli pinte raki dhe thurte vargjet e famshme: Moj raki, moj bukuroshe

Nga Aurenc Bebja*


Revista mujore franceze « Le Cris des Peuples », 4 marsin e vitit 1929, ka botuar shkrimin e Fan Nolit, i cili gjendet në faqen n°18.

Serbët dhe grekët po ushtronin metoda barbare shpronësimi, dëbimi dhe asgjesimi ndaj bashkatdhetarëve tanë, të cilët, për arsye të politikave makiavelike, fatkeqësisht u gjendën jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

noli

Në vijim, analiza alarmuese e Fan Nolit përreth kësaj situate :

« Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Ajo është shtypëse për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 nga Serbia.
Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më bazike. As edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë së pavarur e të gjymtuar nga Traktatet. Asnjë shoqatë, madje as për bamirësi, nuk është lejuar për ta. Asnjë anëtar nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.

Udhëheqësi i tyre, Ferhat Draga, u dënua me njëzet vite burg për kryerjen e krimit në lidhje me shpalljen e rikandidimit të tij për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kolegu i tij, ish-deputeti « Nisam Xhafurri (Gjafuri) », u vra pabesisht në vitin 1927, për të njëjtën arsye. Rivali i tyre, Jusuf Ahmeti, u vra kohëve të fundit, për arsye se guxoi të zgjidhej anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Prishtinës.
Kështu hiqen qafe liderët problematikë. I vrasin në mes të ditës dhe në mes të qyteteve. Vrasësit janë anëtarë famëkeqë të bandave fashiste të cilat terrorizojnë këta rajone që nga luftërat ballkanike nën kujdesin e qeverisë së Beogradit.

***

Disa të shtëna me revole mjaftojnë për udhëheqësit. Sa për banorët, ata ekzekutohen me mitraloz ose detyrohen të emigrojnë për t’u lënë vendin pushtuesve fashistë serbë. Në këtë lloj mënyre « serbizohen » sistematikisht të gjitha rajonet shqiptare et sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro – jugosllav ose përgjatë hekurudhave. Dhjetëra mijëra të pafatë janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit në këtë mënyrë çdo vit.

Më e keqja është se asnjë shtet nuk dëshiron t’i marrë këta refugjatë. Turqia është e mbushur plot, Shqipëria është e varfër për t’u ofruar atyre një shtëpi të re, ndërsa vendet e tjera janë të mbyllura ndaj këtij lloj migrimi masiv. Kështu, kohët e fundit, një grup prej tre mijë të këtyre emigrantëve, pasi u endën nëpër gadishullin e Ballkanit – nga toka – për muaj e muaj, u detyruan gjithashtu të lëvizin edhe nëpërmjet detit…; Nuk i lejonin të zbarkonin në asnjë port. Disa të mbijetur të këtij udhëtimi u vendosën në Shqipëri. Të tjerët vdiqën nga uria, i ftohti, lodhja dhe nga sëmundjet e marra gjatë rrugëve.
Po fati i shqiptarëve të krahinës së Çamërisë (Epiri i Jugut), e aneksuar nga Greqia, e cila nuk është ndryshe (nga shembulli Jugosllav). Kjo është vetëm një përsëritje e të njëjtës tragjedi me tri akte : Shpronësim, dëbim, asgjësim.

***
Unë kam folur më sipër për një milion shqiptarë në Jugosllavi. Sipas jugosllavëve, atje tani ka vetëm 700 000 ! Mos vallë i kanë hequr qafe 300 000 ? Dhe sa kohë do u duhet për të eliminuar ata që kanë mbetur ? Ata (jugosllavët) do të veprojnë shpejt kësaj here dhe pa formalitete të panevojshme. Dhe kjo do të jetë lavdia më e madhe e « Dorës së Bardhë Panserbe » !

Në mes të Europës po përsëritet një tragjedi po aq e përgjakshme sa ajo e armenëve në Azinë e Vogël. Por tragjedia armene ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ishte e vështirë të ishe human, ndërsa tragjedia shqiptare në Jugosllavi ndodh para syve tanë në kohë paqeje, kur është e vështirë të imagjinohet se mund të jemi aq mizor.

Pra, kancelaritë evropiane, të cilat janë të vetëdijshme për këtë çështje, nuk janë shqetësuar fare. Me sa duket, tonet e zbutura nuk janë në modë… Në Azinë e Vogël, bëhej fjalë për krishterë që u shfarosën nga muhamedanët turq. Në Jugosllavi dhe Greqi, bëhet fjalë për muhamedanë shqiptarë të shfarosur nga krishterët serbë dhe grekë. Ky është ndryshimi. Dhe kjo shpjegon në një farë mase indinjatën e djeshme dhe apatinë e sotme. A jemi ende në mesjetë ?
E gjitha kjo e ka një shpjegim : vrasësit e armenëve ishin turqit, armiqtë e Luftës së Madhe ; vrasësit e shqiptarëve janë serbët dhe grekët, aleatët e Luftës së Madhe.
Gjithçka u lejohet aleatëve fisnikë. Por atëherë, a jemi ende në luftë ? Fatkeqësisht, po. Vetëm naivët besojnë se kemi bërë paqen e Versajës !
Fan Noli
Ish – Kryeministri shqiptar »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com/la-gazette/fan-noli-ne-revisten-franceze-le-cris-des-peuples-nje-tragjedi-ne-tri-akte-ndaj-shqiptareve-ne-jugosllavi-dhe-greqi-shpronesim-debim-asgjesim/

 



Ju sugjerojmë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

13 Qershor, 2026 11:42 am
Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë
Aktualitet

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë

13 Qershor, 2026 11:39 am
Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Para
“Spiunë” në stërvitjen e Partizanit, trajneri zbras tribunën e stadiumit

Lajmi i fundit/ Bashkia vendos, Partizani do luaje ne "Selman Stermasi"

Foto-galeri/ Njihuni me rulotën luksoze, ka xhakuzi dhe helikopterin e vetë

Foto-galeri/ Njihuni me rulotën luksoze, ka xhakuzi dhe helikopterin e vetë

Libia paralajmëron Italinë: Terroristët e ISIS ndodhen në Milano

Itali, një shqiptar arrestohet për terrorizëm
















TE FUNDIT

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
13 Qershor, 2026

Mbi 1.400 vepra penale dhe 247 persona janë arrestuar ose ndaluar përgjatë muajit maj dhe dy javëve të para të...

Lexo më shumë

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë
13 Qershor, 2026

Tensione janë regjistruar sot në protestën e Rrjollit në Velipojë. Banorët janë përplasur me policinë në vendin ku po ndërtohet...

Lexo më shumë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
13 Qershor, 2026

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}