Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Xhavit Koni në Opinion: Ju rrefej torturat që më ka bërë hetuesi Fatmir Xhafa

2017/03/17 at 8:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetting për filmat e komunizmit apo për pionerët politikanë të Shokut Enver?!

“Fatmir Xhafaj më ka torturuar, të lidhur me pranga në duar”. Është kjo deklarata e ish-të burgosurit Xhavit Koni, për Opinion.al. Pas publikimit të një statusi në FB e ish-Kryeministrit Berisha, ku Xhavit Koni deklaronte se deputeti Xhafaj në vitin ’86 ka qenë hetues në Krujë dhe ka ushtruar dhunë ndaj personave të ndaluar në dhomat e izolimit, Opinion.al, kontaktoi me Xhavit Konin, që aktualisht jeton në Suedi dhe solli eksluzivisht rrëfimin e tij.

Zoti Xhavit, si njiheni ju me zotin Fatmir Xhafaj?

Në korrik të vitit 1986 unë kam në hetuesinë e Krujës, I akuzuar për një krim, të cilin e kam pranuar. Fatmir Xhafaj ishte hetues atje dhe këtë e dinë të gjithë të burgosurit.

Ishte hetuesi juaj?

Në dhomat e izolimit të hetuesisë unë kam qenë me Arben Dukën. Më pas kalovë në një dhomë vetëm dhe pastaj në një dhomë me Adem Sulën. Fatmir Xhafaj ishte hetues i këtyre të dyve.

Për çfarë jeni akuzuar?

Unë jam akuzuar dhe dënuar për tentativë vrasje. Kam qenë 16 vjeç atëherë dhe për një problem familjar kam marr hak. Personi nuk vdiq. Jam dënuar për tentativë vrashe dhe armëmbajtje pa leje. E kam pranuar krimin dhe kam deklaruar se jam I ndërgjegjshëm për veprën që kam bërë. U dënova me 25 vite burg, por duke qenë se isha nën moshë, dënimi u përgjysmua.

Siç po thoja në dhomat e paraburgimit kam bërë 4 muaj hetuesi, me të ndjerin Arben Duka dhe Adem Sulën nga Kruja. Këta të dy qenë akuzuar se kishin festuar për vdekjen e Enver Hoxhës dhe kishin qenë bashkë në një grup.

Në atë kohë, Fatmir Xhafa edhe pse nuk ishte hetuesi im më ka thirrur, se donte që dilja e të dëshmoja që Arbenin dhe Ademi ishin kundër sistemit.

E kujtoni bisedën me të?

Në fillim më futi në zyrë dhe polici më hoqi prangat që kasha në duar.

“Më trego çfarë muhabeti ke bërë me Arben Dukën dhe Adem Sulën”, më ka thënë.

Pasi e pa që me të mira nuk mundi të nxirrte gjë, ka thirru policin që ishte jashtë, më ka lidhur prangat gjermane me duar prapa, ndërsa këmbët m’I ka lidhur me zinxhirë pas karriges. Prangat m’I shtrënguan aq fort sa edhe sot e kësaj dite I kam shenjat në duar. Polici doli, ndërsa Fatmir Xhafaj më ka rrahur me grushta e shkelma aq fort, sa më ka plasur gjaku dhe për 4 ditë, nuk kam mundur të ngrihem dot nga dërrasat e dhomës së izolimit. Më kujtohet që ka patur aq shumë gjak, sa me një fije shkrepëse I kam shkruar një letër babës, duke përdorur gjakun si bojë. “Mu po më mysin këtu, lëviz kërko diçka”, i shkrova.

Keni ndonjë dokument që e vërtetoni marrjen në pyetje nga zoti Xhafaj?

Dokument unë nuk kam, por besoj që duhet të jenë raportet që ka bërë mjeku, kur ka ardhur dhe më ka parë e më ka dhënë ilaçe për t’u shëruar.

Ky ishte I vetmi takim që ju keni patur me zotin Xhafaj?

Më ka thirrur edhe një herë në zyrë, por herën e dytë më ka qëlluar vetëm një një sahkelm dhe dy grushta, por mori masa të më hiqte cigaret dhe bukën e sheqerin që na sillte familja.

xhavit

Etiketa: fatmir xhafajhetuesitorturaXhavit Koni

Ju sugjerojmë

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

14 Maj, 2025 10:35 am
Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
Aktualitet

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

14 Maj, 2025 10:26 am
Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
Rajoni

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

14 Maj, 2025 10:12 am
Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

14 Maj, 2025 9:33 am
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Para
Moti/Vazhdojnë ditët me diell edhe në vjeshtë, ja temperaturat në fundjavë

Parashikimi i motit për sot, 17 mars 2017

Video/ Superbatuta e qytetares që vë në siklet Fatmir Xhafën

Rrëfimi rrëqethës i Valbona Dukës/ Ja si më rrahu Fatmir Xhafa në policinë e Krujës

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 17 mars 2017

TE FUNDIT

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
14 Maj, 2025

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave. Mësohet se Hutra...

Lexo më shumë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
14 Maj, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, në mandatin e 4-të qeverisës. Përmes...

Lexo më shumë

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
14 Maj, 2025

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës deri në...

Lexo më shumë

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
14 Maj, 2025

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com