Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çadra e përkohshme e Edi Ramës

2017/12/18 at 4:02 PM
në Kryesore, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Fotogaleri/Momentet më kritike të ngjarjeve sot, nga shtyrja e Berishës në foltore tek betimi mes tymit i Arta Markut

Nga Desada Metaj


Arta Marku ishte sot pa dyshim personazhi më i guximshëm në radhët e socialistëve. Aq sa ata që drejtonin dikur protestën e 21 janarit dukeshin si diletantë përballë një gruaje, që e kishte më të qartë se çdo rilindas në sallën e kuvendit se vendi i saj ishte ai që mazhoranca i kishte përcaktuar, në Prokurorinë e Përgjithshme. Sikundër e kishte po kaq të qartë që procedura me të cilën po zgjidhej ishte aq sa antikushtetuese aq edhe pjesë e një gare farsë mes kolegëve, kur dihej qartë se ajo do të ishte triumfuese me bekimin e Edi Ramës.

Por votimi për zonjën Marku ishte sot dhe arsyeja e betejës së parë të vërtetë dhe serioze mes opozitës dhe përpjekjeve të qeverisë Rama 2  për të marrë nën hyqëm edhe prokurorin e përgjithshëm. Zgjedhja e paralajmëruar e një kandidati të mazhorancës apo puçi kushtetues siç e quan Lulzim Basha është padyshim një akt i paprecedentë i shumicës së kartonave. Por paksa i vështirë për t’u kuptuar dhe reaguar masivisht nga qytetarët. Debati me terma jurdikë që shoqëroi këtë proces, zvarritja e hetimeve për ish- ministrin Tahiri, mosnisja e hetimeve për drejtues të tjerë të lartë të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në afera banditeske, padyshim qe kanë krijuar një grup skeptikësh që ende dyshojnë në vërtetësinë e lidhjeve të segmentëve të mazhorancës me botën e krimit. Dhe për të qartësuar sa më sipër,  emërimi i Arta Markut vështirë se do te jetë ndihmë. Jo më shumë për emrin e ri të Kryeprokurores se sa për mënyrë se si u shkua deri në seancën e votimit me tym rozë të saj.

Edi Rama ishte i qartë që në fillim se mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm do të thoshte fundi i një periudhe gjakngrirë kur në çdo moment mund të plaste një “bombë”- dosje për të ose ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij të afërt. Dhe për këtë si gjithmonë ai përgatiti situatën duke nisur me procesin e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm, që u kontrollua plotësisht nga mazhoranca.

Edhe pse u përpoq ai nuk arriti ta përfshinte opozitën në këtë proces kurth që gjithsesi mori vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasada amerikane dhe zyra e BE në Tiranë, pavarësisht deklaratave të opozitës dhe zërave publikë kundër zgjedhjes së një Prokurori të Përkohshëm,  i dhanë mbështetje Edi Ramës për të zgjedhur me shumicë të thjeshtë Prokurorin e ri të Përkohshëm. Duke mbështetur pikërisht  të njëjtin kryeministër që nuk i kishte dëgjuar thirrjet e ambasadorit Lu për të larguar Elvis  Roshin, Armando Prengën apo ndonjë tjetër. Dhe që sipas oreksit këtë herë i dëgjoi symbylltas, edhe pse qartazi po rrezikonte të shkelte kushtetutën dhe vettingun aq të dashur për ndërkombëtarët. Me mbështetjen e të huajve në Tiranë dhe me një procedurë të pandodhur më parë të  një shumice të thjeshtë, Edi Rama bekoi sot Kryeprokurorin e ri ndërsa selitë diplomatike në Tiranë u shqetësuan më shumë për dëmet materiale të protestës sesa për një prokuror të ri pa vetting. Duke i dhënë dhe njëherë mbështetje Edi Ramës dhe përzgjedhjeve të tij, politikanit që në legjislaturën e kaluar kishte të paktën 6 deputetë me precedentë kriminalë e që sot ka ish- bashkëpunëtorin e afërt të akuzuar për përfshirje në organizatë kriminale. Në kohën kur opozita flet për të tjera dosje që “flenë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,kur përgjimet që rrjedhin në media janë objekt i debatit të gjerë publik për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, kryeministri bekoi sot dhe Prokurorin e ri të Përkohshëm. Që me gjasë do të qëndrojë në atë detyrë derisa Edi Rama të sigurohet për  kandidaturat e shoqërinë civile në këshillin e lartë të prokurorisë. Organi i vetëm që mund të zgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithshëm është ende i paplotësuar, edhe pse në Shqipëri ka më shumë OJF se studio pikture.

Ndaj seanca e sotme e kuvendit e shndërruar në arenë beteje jo aq për emrin e  Arta Markut sesa për kthetrat e pushtetit që mbërthyen të vetmin institucion që nuk zotërohet nga mazhornaca, është beteja finale e opozitës me qeverinë e Edi Ramës. Çdo kompromis përballë kësaj situate do të ishte rrënimi i plotë i një opozite të paragjykuar dhe i një PD-je të përçarë. Gjë që më shumë se kujtdo i vjen për mbarë kryeministrit të frikësuar, i gatshëm të çojë vendin në  zjarr vetëm për një prokuror të përkohshëm. Që do të mund ta mbronte qoftë dhe përkohësisht nga dosjet ekzistuese apo hetimet e reja por që megjithë 69 votat do ta kishte gjithsesi të pamundur ta mbronte nga revolta e qytetarëve që besojnë se pushteti i Edi Ramës është mjaftueshëm i përfshirë me botën e krimit sa të largohet nga pushteti. E nëse ky është dhe qëllimi i vërtetë i opozitës, ajo duhet ta provojë këtë me çdo mjet apo  mënyrë. E  pas kësaj asnjë  prokuror i përkohshëm apo i përhershëm, asnjë militant që betohet në emër të socialistëve në tymin e parlamentit nuk e shpëton dot Edi Ramën. /Opinion.al

Etiketa: arta markuçadradesada metajedi ramaprokurore e pergjitheshmeprokurore e pergjithshme


Ju sugjerojmë

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
Kryesore

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

2 Shkurt, 2026 4:01 pm
Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale
Kryesore

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale

2 Shkurt, 2026 3:48 pm
25-vjeçari nga Saranda arrestohet duke vjedhur në Kavajë
Kronikë

25-vjeçari nga Saranda arrestohet duke vjedhur në Kavajë

2 Shkurt, 2026 3:09 pm
PD braktis sërish mbledhjen për ‘Territorialen’, PS zhbën nesër formulën e barazisë
Kryesore

PD braktis sërish mbledhjen për ‘Territorialen’, PS zhbën nesër formulën e barazisë

2 Shkurt, 2026 1:38 pm
Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët
Kronikë

Atentati në Lezhë/ Dëshmia e policit: Qëllova me armë për të neutralizuar autorët

2 Shkurt, 2026 11:46 am
Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
Kryesore

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

2 Shkurt, 2026 10:52 am
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Para
Sulejman Starova nuk do të largohet nga Partizani

Sulejman Starova nuk do të largohet nga Partizani

Habit Ermonela Felaj: Kërpaçin nuk e njeh njeri për deputete, ndaj e rrahën

Habit Ermonela Felaj: Kërpaçin nuk e njeh njeri për deputete, ndaj e rrahën

Video dëshmi/ Rama tha nuk kam sulmuar Llallën, por shihni çfarë ka thënë për prokurorët e Tahirit

Video dëshmi/ Rama tha nuk kam sulmuar Llallën, por shihni çfarë ka thënë për prokurorët e Tahirit
















TE FUNDIT

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
2 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët...

Lexo më shumë

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
2 Shkurt, 2026

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për regjimin e Ramës dhe...

Lexo më shumë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
2 Shkurt, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat...

Lexo më shumë

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
2 Shkurt, 2026

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com