2

29-vjeçari shqiptar kapet me qindra doza kokainë në Itali

               Publikuar në : 20:05 - 14/09/18 |
rel d

Itali- 29-vjeçari bie në pranga, pasi iu gjetën 106 doza kokainë.

Prej kohësh, viheshin re lëvizje të shumta e të çuditshme të disa të rinjve drejt shtëpisë së tij.

Kështuqë, të mërkurën në darkë, policia vendosi të kryej një kontroll.

Dyshimet rezultuan të vërteta. Atij iu gjetën dhjetra doza kokainë dhe mijëra euro, të cilat burojnë nga droga.

Karabinierët arrestuan shqiptarin me inicialet S.D, pa precedentë të mëparshëm dhe banues prej vitesh në zonë.

Shqiptari e kishte kthyer tregtinë e drogës në burimin kryesor të të ardhurave.

Pas kontrollit, policia i gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram.

Gjithashtu, 15.800 euro në kartmonedha të ndryshme, si dhe disa materiale paketimi.

29-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në qeli deri në vendimin e gjykatës.

 

Pas