Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtarja e BE: Vetingu nga të huajt, s’kemi besim te politikanët shqiptarë

2016/07/14 at 3:30 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zyrtarja e BE: Vetingu nga të huajt, s’kemi besim te politikanët shqiptarë

Drejtuesja e delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, strukturë e Parlamentit Europian Monica Macovei ka shpjeguar me detaje se pse BE dhe SHBA këmbëngulin që vetingu të bëhet me ekspertë të huaj. Ajo tregon edhe shembuj nga Rumania apo vende të Ballkanit.


Deutsche ëelle: Zonja Monica Macovei si kryesuese e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri -BE, si e vlerësoni ngërçin aktual në Shqipëri lidhur me reformën në drejtësi?

Monica Macovei: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit janë shumë të rëndësishme dhe të parat që duhen marrë në dorë, sepse nëse ju keni një drejtësi të pastër që performon si duhet, atëherë ju mund të mbani të pastër të gjithë shoqërinë dhe të forconi rregullin e ligjin. Ka pasur shumë punë deri më tani në nivelin teorik, së bashku me opozitën, shoqërinë civile etj., tani vëmë re se implementimi është faza më e vështirë. Kemi ardhur në një nga pikat e fundit të legjislacionit para futjes në fuqi të reformës, pikërisht tek vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve.

Partia Demokratike në opozitë nuk ra plotësisht dakord me një propozim amerikan, duke theksuar se ndërkombëtarët duhet të kenë rol vëzhgues, por jo kompetenca kushtetuese në vend. Gjendja është sërish e nderë. Ku mund të çojë kjo situatë?

Situata mund të zhbllokohet. Flasim për pak vota që mungojnë deri më 21 korrik, kur qeveria duhet të çojë ligjin në parlament. Fjala është tani për një komision të formuar nga ekspertë nga sistemi i drejtësisë, të cilët do të zgjidhen në mënyrë të barabartë nga politika, gjashtë nga opozita, gjashtë nga mazhoranca.

Janë këta ekspertë që do të bëjnë Vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, por gjithashtu edhe përfaqësues ndërkombëtarë, ata nga BE, nga SHBA do të jenë pjesë e procesit, ata do ta monitorojnë atë, dhe do të kenë të drejtën të bllokojnë dosje apo kandidatura, që mendohet se nuk i plotësojnë kushtet. Ky ishte edhe propozimi, për të cilin ra dakord edhe Victoria Nuland.

Ishte ky po ashtu edhe propozim nga BE, sepse më së shumti është dëgjuar pala amerikane për këtë?

Po, edhe i BE-së. Të gjithë ishim dakord. Komisioni për gykatësit dhe prokurorët do të shikojë tre aspekte: Do të pyesë kandidatët për të justifikuar pasuritë dhe paratë në xhirollogaritë e bankave, nëse ka një diferencë mes të ardhurës dhe asaj që ata kanë në realitet. Por ashtu lidhjet politike, nëse ka të provuara lidhje politike të caktuara, po ashtu nëse ka lidhje të natyrës kriminale, si për shembull nëse janë miq apo pjesë e rrjeteve, ku ka edhe kriminelë. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme të bëhet.

Shqetësimi i opozitës janë kompetencat kushtetuese që iu jepen ndërkombëtarëve. Shikoni ju ndonjë problem këtu?

Nuk e di pse iu referohen kompetencave kushtetuese. Sepse – kur të vijë koha e vërtetë, për vetingun flas, ai bëhet njëherë, pra ai mund të marrë, nuk e di sa kohë, pak muaj, një vit, pastaj mbaron, është “finished”.

Ju keni pas kësaj gjykatës e prokurorë që fillojnë punën, me pavarësinë e plotë, emërimin e përhershëm e të tjera. Është logjike. Juva ua jepni të gjitha garancitë, atyre që i keni verifikuar. Kjo ndodh edhe në perëndim, ju kaloni stade të ndryshme testimi të integritetit.

Duket një shpëlarje e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por pse këmbëngul atëherë opozita që ndërkombëtarët të mos jenë vendimmarrës në proces?

Nuk e di pse opozita e thotë këtë. Unë mendoj se është plotësisht e justifikuar që të kemi ekspertë shqiptarë, por po ashtu asistencë dhe monitorim të ndërkombëtarëve.

Sepse do të jenë njerëz me eksperiencë në reformën e drejtësisë dhe përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve nga vende të ndryshme anëtare, nga Holanda, Franca, Italia, Gjermania, SHBA, apo Komisioni Europian.

Pra që të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si ta bëjë këtë, është për mua e pajustifikueshme.

Duhet thënë se vetë shqiptarët nuk kanë ndonjë besim të madh tek drejtësia e tyre, e shpesh dëgjon se ndërkombëtarët mund të kenë një rol pozitiv…

Kjo është kështu në shumë vende të Ballkanit. Dua të theksoj se njerëzit aty nuk kanë po ashtu besim as tek politikanët, dhe tek drejtësia. Por besimi tek drejtësia është vital, sepse pa të nuk mund të ndërtosh një demokraci të stabilizuar.

Në Shqipëri ekziston shpresa se me këtë reformë mund të marrë fund edhe kultura e pandëshkueshmërisë, e cila zuri rrënjë me skandalet që bënë bujë, por nuk u sqaruan asnjëherë deri në fund… besoni se vetingu është mekanizmi që do të sjellë ndryshimin?

Ky është një shans, një ide shumë e mirë, dhe po të shikosh tre aspektet, ku do të përqëndrohet komisioni i vetingut, duket shumë korrekte, për mendimin tim. Rezultatet mbetet të priten. Të njëjtin proces e bëri edhe Bosnja-Hercegovina. Varet shumë se si bëhet ky proces, nëse është korrekt, atëherë do të funksionojë.

Ju keni qenë vetë më parë ministre e Drejtësisë në Rumani. Cila është përvoja juaj me reformën e drejtësisë aty?

E di si ka kaluar kjo reformë në vendet post-komuniste. Kryesisht në këto vende, nuk pati një proces vetingu pas 1990-s, atëherë të njëjtët gjykatës dhe prokurorë duhet të bënin reformën, u bënë këshilla gjyqësorë të mbushur me gjykatës e prokurorë që nuk ishin kontrolluar më parë.

Kështu pushteti për të bërë reformën dhe për të pastruar sistemin e drejtësisë iu dha po atyre gjykatësve dhe prokurorëve. Por kush e pastron vetveten në këto kushte.

Dy vite para se Rumania të bëhej anëtare e BE-së, edhe Rumania duhej të bënte një reformë të drejtësisë, ndryshe nuk mund t’i bashkohej BE-së, atëherë kam qenë ministre e Drejtësisë, në vitin 2005-2006, e mund të them se në çdo pjesë të legjislacionit që kaloi, opozita socialiste votoi gjithmonë kundër, pra për një reformë që ishte në interes të anëtarësimit.

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar nga një votim i reformës pa praninë e saj? Çfarë mund të ndodhë?

E kam parë në Shqipëri herë pas here këtë, që opozita bllokon parlamentin. Këtë e bënë socialistët, kur demokratët ishin në pushtet, u shfaq edhe tani kur socialistët erdhën në pushtet, pastaj demokratët u rikthyen në parlament. Kjo është mungesë e pjekurisë politike, pasi problemet zgjidhen në parlament.

A mund të flasim pas refuzimit demokrat për një moment të ri krize që mund ta bllokojë reformën në drejtësi më 21 korrik?

Kjo është një pengesë, por nuk ka gjë që arrihet pa pengesa. Unë shpresoj, që në fund të ditës të fitojë mençuria, mençuria për të bërë një hap përpara, sepse ndryshe do të bllokohet çdo gjë që është bërë deri më tani. E kam thënë këtë në Shqipëri e kudo: Shikoni interesin e vendit, ky nuk është një interes partiak.

Po nëse Shqipëria arrin të votojë reformën, atëherë a hapen dyert për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE?

Le të themi se ka shpresa, të shohim. Shpresoj që ata ta bëjnë këtë hap, janë momente të vështira këto ditë në Shqipëri. Për reformën duhet 2/3 e votave, që mazhoranca nuk i ka, prandaj ndoshta ka edhe deputetë nga opozita që mendojnë, se pse janë në parlament, ata janë aty t’u shërbejnë shqiptarëve dhe jo një partie.



Ju sugjerojmë

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
Bota

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

25 Maj, 2025 12:58 pm
Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
Rajoni

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

25 Maj, 2025 12:52 pm
Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH
Bota

Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

25 Maj, 2025 12:40 pm
Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
Rajoni

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

25 Maj, 2025 12:18 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

25 Maj, 2025 12:11 pm
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet
Kronikë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet

25 Maj, 2025 11:53 am
Para
Video/ Parajsa e purpurt e Alketës

Video/ Parajsa e purpurt e Alketës

Vritet një nga personat më të rëndësishëm në ISIS

Vritet një nga personat më të rëndësishëm në ISIS

Dënohet “banda e tritolit”, Mëhilli burgim të përjetshëm

Dënohet "banda e tritolit", Mëhilli burgim të përjetshëm

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
25 Maj, 2025

Policia e Shtetit, ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet...

Lexo më shumë

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
25 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve këtë fundjavë, në atë që konsiderohet si një nga...

Lexo më shumë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
25 Maj, 2025

Mbi tre mijë fidanë dhe bimë kanabis janë zbuluar në Malin e Rrencit nga Policia e Lezhës. Gjatë ndërhyrjes nga...

Lexo më shumë

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
25 Maj, 2025

Real Madrid ka emëruar zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri. “Real Madrid CF njofton se Xabi Alonso...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com