Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë me Suedinë një miqësore më 25 Mars në Stokholm si pjesë e përgatitjeve për finalet e Euro 2024.
FSHF arriti marrëveshjen dhe mbetet të vendoset vetëm orari i takimit që do të jetë i gjashti mes dy përfaqësueseve.
Shqipëria në 5 përballjet e mëparshme me Suedinë ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.
Kjo ndeshje do të jetë një mundësi për trajnerin Sylvinho që të shikojë gjendjen e futbollistëve pak muaj para Euro 2024 ku Kombëtarja është në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
FSHF po punon për të gjetur edhe një tjetër miqësore në muajin Mars.