Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca është propozuar nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, si kandidat i shoqërisë civile për t’u zgjedhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Propozimi i Ndrecës si pjesë e shoqërisë civile, mund të konsiderohet i çuditshëm, për shkak të postit të lartë që mban në ministrinë e drejtuar nga Lindita Nikolla.
Bashkë me Ndrecën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidojnë Bledar Alia, Mevlut Derti, Drita Avdyli dhe Arban Tutulani.
Një vit më parë, Plarent Ndreca ishte një nga figurat kryesore të Ministrisë së Arsimit që mbrojti publikisht formulen e re të aplikuar për pranimet në universitet.