Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari i lartë austriak: Nëse Shqipëria ngre kampet për refugjatët do ta ndihmojmë ne

2018/06/20 at 11:54 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtari i lartë austriak: Nëse Shqipëria ngre kampet për refugjatët do ta ndihmojmë ne

Në media flitet për mundësinë e ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri e vende të tjera të Ballkanit. Drejtori austriak kundër trafikimit, Gerald Tatzgern thotë se Austria do ta mbështesë konkretisht Shqipërinë.


DW: Vala e refugjatëve drejt Europës nuk ka të ndalur. Së fundmi ju e keni cilësuar gjendjen si “shumë të rrezikshme”. Çfarë e bën atë kaq të rrezikshme?

Gerald Tatzgern: Gjendja është gjithmonë e rrezikshme, kur ne dallojmë, se si grupimet e ndryshme të trafikantëve i kushtohen gjithnjë e më shumë trafikimit, sepse shumë njerëz nga këto rajone marrin rrugën në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë. Në bëjmë fjalë këtu për një masë prej 50.000-60.000 persona, më shumë se 17.000 vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë, marrin për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë.

DW: Austria duket se e ka një plan, mediat flasin shumë për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në Shqipëri. Asnjëra palë nuk i ka hedhur poshtë këto plane, sa konkret është ky plan ?

Gerald Tatzgern: Ne jemi të gatshëm që jashtë Bashkimit Europian të ngremë qendra të tilla të Bashkimit Europian, ku të verifikohet, nëse ekziston apo jo një e drejtë për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Pra ne duam të dërgojmë sinjalin e qartë, se nuk duam t’ua lëmë trafikantëve në dorë se kush ia del të hyjë në Europë dhe kush jo.

DW: Shqipëria përmendet si një nga këto vende. A mundet ky vend ta përballojë një barrë të tillë?

Gerald Tatzgern: Nuk mund t’i përgjigjem kësaj nga këndvështrimi i policisë dhe kriminalistikës, sepse ky është proces politik. Por mund të them nga këndvështrimi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t’i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve, me qëllim që të mos hapen fusha të reja kriminaliteti, ku vajzat e gratë të shfrytëzohen apo ku trafikantët të zbulojnë fusha të reja veprimi.

DW: A ka plane për këtë?

Gerald Tatzgern: Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës (Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën shën. red.) në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetjes me asistencë teknike, këtë do ta komunikojmë më tej në Bashkimin Europian që kolegët tanë të policisë në Ballkan t’i forcojmë si duhet. Mbështetja jonë do të jetë edhe me personel.

DW: Nëse ngrihen qendra të tilla a nuk përbën kjo rrezik edhe për sigurinë e këtyre vendeve, BE ka një problem më pak, këto vende një problem më shumë?

Gerald Tatzgern: E kemi parë disa herë se në mesin e migrantëve gjenden edhe simpatizantë të IS-it. Ne punojmë me të gjitha autoritetet në Ballkan në mënyrë që të pengojmë që të krijohet një problem i tillë sigurie në të gjithë rajonin. Aktualisht mund të llogarisim se luftëtarë të caktuar kërkojnë të zbarkojnë këtu dhe përdorin për këtë trafikantët për t’i çuar në vende të tjera. Por për momentin nuk ka të dhëna se ndonjë shtet i caktuar në Ballkan po rrezikohet.

DW: Nëse qendrat e refugjatëve zhvendosen në Shqipëri apo Ballkan, a nuk do të krijojë kjo hapësira të reja për grupet e trafikimit? Si e shihni gjendjen aktualisht në Ballkan?

Gerald Tatzgern: E vështirë të japësh një përgjigje, sepse kur shumë njerëz i kushtohen kësaj pune, trafikimit, atëherë krijohen grupime gjithnjë e më të vogla. Pra nuk është se kemi një “kapo” që e ka në dorë të gjithë trafikimin në Ballkan. Por megjithatë kemi të dhëna se në disa vende, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri ka njerëz aktivë që kanë rol drejtues në këto grupe trafikimi. Ka grupe trafikantësh me 20 vetë por edhe deri në 60 kriminelë.

DW: Grupime që janë aktivë dhe që mund të forcohen në Shqipëri, nëse vijnë qendrat e reja…

Gerald Tatzgern: Nuk e besoj, sepse gjithçka do të ishte e kufizuar në një vend. Kemi pasur një përvojë në Austri, ku në qendrën më të madhe të azilit në Austri zhvilluam masivisht hetime dhe arritëm që të identifikonim shumë traifkantë dhe t’i arrestonim./DW/

 

Etiketa: austriakngre kampe refugjateshshqiperiazyrtari i larte


Ju sugjerojmë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
Para
Foto/ Teksa luante, Ronaldo në stadium kishte një tifoze speciale!

Foto/ Teksa luante, Ronaldo në stadium kishte një tifoze speciale!

Këto 5 mistere të trurit të meshkujve nuk i keni ditur!

"Gënjeshtrat e bardha" e ndihmojnë jetën në çift

Të marrim shembull të gjithë; tifozët afrikanë mbledhin mbeturinat pas ndeshjes

Të marrim shembull të gjithë; tifozët afrikanë mbledhin mbeturinat pas ndeshjes
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com