Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari i DASH zbarkon në Policinë e Shtetit, ç’tha për punën e saj

2016/12/17 at 11:33 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtari i DASH zbarkon në Policinë e Shtetit, ç’tha për punën e saj

Zyrtari i lartë i DASH u prit dje nga drejues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtues i  Lartë Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar  dhe Krimet e Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa  dhe drejtues të tjerë të Lartë të Policisë, kanë  pritur në një takim Ndihmëssekretarin për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Oficer i Lartë  Diplomatik në Departamentin e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Alain Bersin dhe  delegacionin që e shoqëronte.

Jaupi, ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimet edhe në emër  të Drejtorit të Policisë së Shtetit, për ndihmën dhe bashkëpunimin e Departamentit Amerikan  përmes ICITAP, duke theksuar trajnimet e vazhdueshme për oficerët e Policisë Shqiptare dhe mbështetjen në sistemet e shkëmbimit të të dhënave biometrike, që ka përafruar teknologjinë bashkëkohore në punën e Policisë dhe ka sjellë rezultate në rritje, në finalizimin e shumë operacioneve.

“Shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e marrë nga Departamenti Amerikan përmes  ICITAP. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me sektorë të ndryshëm si DEA  dhe agjenci të tjera ligjzbatuese amerikane. Gjithashtu kemi patur dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të  ICITAP në shtrirjen e sistemit TIMS pas vitit 2004. Përmes tyre jemi përafruar me teknologjinë  bashkëkohore dhe rezultate më të shpejta përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit.  Suporti ka ardhur në vazhdim gjatë viteve, përmes trajnimeve të ndryshme nga ICITAP dhe  bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën Amerikane, sërish me trajnime për oficerët e Policisë  Shqiptare. Vlen të theksohet bashkëpunimi mjaft i mirë në drejtim të informacionit në luftën  kundër elementeve radikalë dhe terrorrizmi”.

Në fjalën e tij Oficeri i Lartë Diplomatik z. Bersin, ka përmendur impaktin pozitiv për punën e  Policisë Shqiptare, të marë nga bashkëpunëtorët e tij, dhe ka theksuar se Policia Shqiptare do të  përfitojë një sistem të dhënash të përbashkëta në nivel operacional, si një asistencë mjaft të  rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht në luftën kundër trafikut të  qënieve njerëzore.

“Qëllimi ynë është që Shqipëria të jetë vendi i parë që përfiton nga shkëmbimi dhe verifikimi i të  dhënave biometrike duke patur kështu mundësinë të shfrytëzojë të dhënat e sistemit tonë në një  kohë shumë të shkurtër, në nivel operacional. Për luftën kundër terrorizmit kemi patur një  shkëmbim shumë të mirë me zyrën tuaj këtu në Shqipëri. Janë zhvilluar trajnime për oficerët e  Policisë Shqiptare kundër trafikimit të qënieve njerëzore, dhe mund të bëjmë më shumë në këtë  drejtim pasi është një prioritet për ne” Zyra jonë është këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur me trajnime në çështjet e  sipërpërmendura. Çdo gjë ka ecur gradualisht dhe në rendin e duhur”.

Në fund të takimit Jaupi ka falenderuar edhe një herë Bersin, për vizitën dhe mbështetjen,  duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar në luftë kundër krimit të  organizuar dhe terrorizmit./Panorama

Ju sugjerojmë

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

23 Maj, 2025 5:16 pm
Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
Sport

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

23 Maj, 2025 5:08 pm
Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
Rajoni

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

23 Maj, 2025 4:43 pm
“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
Aktualitet

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

23 Maj, 2025 4:34 pm
Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

23 Maj, 2025 4:17 pm
Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet
Aktualitet

Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet

23 Maj, 2025 4:11 pm
Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj
Bota

Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj

23 Maj, 2025 4:03 pm
GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri
Aktualitet

GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri

23 Maj, 2025 3:58 pm
“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar
Aktualitet

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar

23 Maj, 2025 3:40 pm
Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë
Rajoni

Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë

23 Maj, 2025 3:12 pm
Para
“Nuk mund të themi që nuk e dinim. Në Halep, shpartallimi i Perëndimit”

“Nuk mund të themi që nuk e dinim. Në Halep, shpartallimi i Perëndimit”

Radikalizmi fetar, Manjani: Problemi te mungesa e edukimit

Revoltohet ministri Manjani: Unë nuk ka udhëtuar kurrë me Klement Balilin, kush e ka në dorë t'a arrestojë

Papa bëhet 80-vjeç, mesazhi i urimit që i dërgoi Nishani

Papa bëhet 80-vjeç, mesazhi i urimit që i dërgoi Nishani

TE FUNDIT

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
23 Maj, 2025

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve...

Lexo më shumë

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
23 Maj, 2025

Igli Tare do të jetë drejtor i ri sportiv te klubi i Milanit. Njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi mungon ende,...

Lexo më shumë

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
23 Maj, 2025

Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes...

Lexo më shumë

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
23 Maj, 2025

Një tjetër projekt i bukur do t’i shtohet kryeqytetit tonë. Bëhet fjalë për “Tirana Moons”, vepër e arkitektit Chris Precht,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com