Ashtu siç ishte paralajmëruar gjëja e parë që kryeministri Rama ka bërë me të shkuar në zyrë mëngjesin e sotëm, ka qenë firmosja e shkresës së liron nga detyra kryetarin e Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili. I pari i Dibrës u shkarkuar pas videoskandalit të publikuar në emisionin “Të paekspozuarit” në Ora News, ku në një kamera të fshehtë shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një vajze 20 vjeçare e cila kishte shkuar ti kërkonte punë.