Ka filluar tik-taku i Derbit të madh të kryeqytetit. Koha kur tifozeritë përjetojnë emocionet e mëdha të një ndeshje e cila edhe pse i shikon rivalët të diferencuar nga njëra-tjetra, gjithsecili mbetet Derbi i madh gjithmonë. Tirana dhe Partizani do të luajnë të hënën në orën 14.00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja e parë pas shumë viteve kur derbi është luajtur në mbrëmje me drita. Derbi i cili shikon të favorizuar Partizanin për formën që po kalon por që mbetet gjithmonë i paparashikueshëm.