Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtarët shqiptarë të armatosur, ja sa kushton një pistoletë 

2016/04/10 at 10:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarët shqiptarë të armatosur, ja sa kushton një pistoletë 

Zyrtarët e shtetit shqiptar që duan të mbajnë armë me leje mund ta blejnë atë. Vetëm një javë pasi Policia e Shtetit “mblodhi” armët me leje që u ishin dhënë zyrtarëve të shtetit, përfshi deputetët, gjyqtarët, prokurorët e zyrtarët e niveleve të tjera, të gjithë atyre u është krijuar mundësia të blejnë një armë të tillë.

Kjo nuk është një mundësi e nënkuptuar apo diçka subjektive, por një njoftim me shkrim i dërguar nga Policia në adresë të gjyqtarëve e prokurorëve. Duke marrë shkas nga rasti i deputetit Gent Strazimiri, që u shfaq me armë në brez gjatë protestës te Liqeni Artificial, Policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme reaguan shpejt.

Në prill, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi se të gjithë zyrtarët që kishin armë me leje, duhej t’i dorëzonin në komisariatet përkatëse. Njoftimi u adresohej në mënyrë të veçantë gjyqtarëve e prokurorëve. Në njoftim, ndër të tjera, thuhej se “nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit janë gjyqtarët dhe prokurorët”. “Nga informacionet e marra nga strukturat vendore të Policisë, janë pajisur me armë zjarri 350 zyrtarë për shkak të detyrës (prokurorë, gjyqtarë, deputetë, kryetarë bashkish, ish-­kryetarë komunash, Policia Pyjore, Hetimi Tatimor, përmbarues gjyqësorë etj). Deri më datë 31.03.2016 janë grumbulluar 168 armë dhe kanë mbetur pa u grumbulluar 182 armë zjarri (pistoleta)”, thuhej në deklaratën e Policisë në datën 1 prill 2016.

ARMËT NË SHITJE

Por në datën 25 mars, me shkresa zyrtare të Komisariatit nr. 2 dhe 3, të Policisë së kryeqytetit, Policia i është drejtuar Prokurorisë dhe Gjykatës me njoftimin për blerjen e mundshme të armëve.

Në këtë shkresë, pasi u referohet ndryshimeve në ligjin për armët, shefat e komisariateve njoftojnë prokurorët dhe gjyqtarët të paraqiten pranë Komisariatit të Policisë ku banojnë që të pajisen me autorizim për blerje të armëve të llojit pistoletë. Shkresat e lëshuara nga shefat e komisariateve, Arsen Sinamataj dhe Elton Alushi, theksojnë se kategorisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve, në bazë të ligjit të armëve, u takon të pajisen me leje për armët. Por ata nuk mund t’i mbajnë armët si deri tani, pasi duhet t’i blejnë ato. “Kërkojmë të paraqiteni pranë komisariatit të merrni autorizimin, më pas të blini pistoletën dhe të paraqiteni përsëri në komisariat për të bërë regjistrimin e saj dhe pajisjen me leje përdorimi”, thuhet në letër.

ÇMIMET E ARMËVE

Sipas burimeve jozyrtare, çmimet e armëve dhe fishek­ëve që duhet të paguajnë ata zyrtarë që kërkojnë të mbajnë sende të tilla me leje, janë vërtet të kripura. Duke qenë se i gjithë procesi bëhet në funksion të institucionit shtetëror të Policisë, dhe monitorohet nga Policia, çmimet e armëve dhe fishekëve do të jenë me tarifa shtetërore. “Një pistoletë e thjeshtë tregtohet me këto tarifa, 120 mijë lekë të rinj. Çmimet variojnë pastaj deri në 150 mijë lekë të rinj”, kanë thënë burimet. Sipas tyre, ka dyshime se armët në fjalë mund të blihen edhe nga subjekte private që bëjnë tregti të licencuar të armëve të zjarrit./Panorama

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Aksident në Fier, mjeti përfundon në kanal, humb jetën drejtuesi 

Aksident në Fier, mjeti përfundon në kanal, humb jetën drejtuesi 

Tragjedia/Zjarr në tempullin indian, humbasin jetën 100 persona

Tragjedia/Zjarr në tempullin indian, humbasin jetën 100 persona

Po ndodh /Tym dhe flakë në Durrës, Aleanca Kuqezi me bomba tymuese

Po ndodh /Tym dhe flakë në Durrës, Aleanca Kuqezi me bomba tymuese

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com