Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 161 persona dhe kanë plagosur rreth 1000 persona, sipas zyrtarëve lokalë palestinezë.
Izraeli tha më herët se kishte filluar të godiste objektivat në Rripin e Gazës në përgjigje të “breshërisë së raketave” që ishin pjesë e një sulmi të paprecedentë nga militantët palestinezë.
Ndërkaq, mediat lokale izraelite raportojnë se deri tani 40 persona kanë vdekur ndërsa më shumë se 700 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmit të regjistruar mëngjesin e sotëm nga Gaza.