Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare, i mbledhur paraditen e së hënës nën drejtimin e nënkryetarit Flamur Noka, vendosi që të thërrasë drejtuesit e institucioneve të Sigurisë për të raportuar rreth pretendimeve të ngritura nga opozita për një pajisje përgjimi të paligjshme, që administrohet nga Ministria e Brendshme.
Pas debateve, u ra dakord që të martën të paraqiten në komision, në seanca të veçanta, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe drejtori i SHIK, Visho Ajazi. Korumi i votave u arrit pasi LSI bashkoi votat me PD, ndërsa PS ishte kundër.