Katër nga gjashtë të arrestuarit të premten për sulmet në Bruksel dhe Paris janë akuzuar për terrorizëm.
Mes tyre është dhe Mohamed Abrini, që ishte në kërkim për rolin e tij në sulmet në Francë nëntorin e kaluar, ku u vranë 130 njerëz.
Prokurorët belg thonë se, Abrini ka pranuar se është “personi me kapele” në aeroportin e Brukselit.
AND-ja dhe shenjat e gishtërinjve të tij u gjetën nga hetuesit në dy shtëpitë në Bruksel ku përgatiteshin bombat e sulmeve.
Zyrtarët besojnë se sulmet në Bruksel dhe Paris janë pjesë e të njëjtit grup që mbështetet nga ISIS.
http://www.dailymotion.com/video/x431mun_arrestimi-i-mohamed-abrini_news
Hetimet
Sipas prokurorëve federalë, Abrini është personi i tretë në sulmin e kryer në aeroportin Zaventem.
Fillimisht, ai ka refuzuar të flasë dhe nuk ka dashur të bashkëpunojë me hetuesit, por më pas ka ndryshuar qëndrim.
Përpara ekzaminimeve dhe fakteve të paraqitura nga ekspertët, ai ka pranuar se është personi me kapele që largohet pa shpërthyer bombën.
Abrini ka shpjeguar se xhaketën që mbante veshur e ka hedhur në një kosh, ndërsa kapelën e ka shitur për të humbur gjurmët.