Eduard Ndocaj do të jetë kandidatura e dytë e deklaruar, pas asaj të Ben Blushit, që do të konkurojnë më 19 mars për garën e kryetarit të Partisë Socialiste. Këtë gjë e ka ka konfirmuar vetë Ndocaj në profilin e tij në facebook ku shkruan se: “ka parë shumë gjëra të papëlqyera në politikën shqiptare dhe se në tre muaj si deputet është frymëzuar për të marrë iniciativa më të rëndësishme”. Ndërsa edhe Blushi në emisionin Top Story në Top Channel ka konfirmuar garën duke sulmuar dy konkurentët e tij.