Më 13 dhe 14 Prill, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Shtepinë e Bardhë për një takim zyrtar me Presidentin e SHBA, Barak Obama. Lajmin e ka konfrimuar përmes një statusi në Facebook, deputeti i PS, Taulant Balla.
Temat që pritet të diskutohen mes kryeministrit Rama dhe Presidentit të SHBA, Obama janë disa, por më kryesoja sipas ‘porosisë’ që zbuloi edhe pak javë më parë ambasadori Donald Lu pritet që të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit përmes Reformës në Drejtësi, që shpresohet që deri në fund të marsit të jetë miratuar sipas angazhimeve të dy palëve.
Jo pak vëmendja pritet që të ketë edhe situata në Ballkan, terrorizmi dhe sfida e fundit, kriza e emigranntëve.