Rei Manaj është zyrtarisht një lojtar në pronësi të Interit. Lajmi u bë i ditur nga klubi i Kremonezes, përmes një komunikate zyrtare. Interi ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit për 19-vjeçarin shqiptar.
Transferimi përfundimtar i shqiptarit te Interi qarkullonte në mediat italiane prej disa ditësh, por tashmë vjen edhe konfirmimi zyrtar.
Manaj është një nga talentet tek të cilët trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson.
Sulmuesi nga Lushnja është grumbulluar rregullisht me ekipin e parë të zikaltarev në sezonin e kaluar, por u aktivizua në pak raste. Gjithësesi ai ndihmoi ekipin e të rinjve të Interit të fitonte kupën e Italisë, madje edhe shënoi në finale ndaj Juventusit.
Rei Manaj është një nga pikat kyçe të përfaqësueses shpresa të Shqipërisë. Ai është aktivizuar edhe me kombëtaren e parë, madje shënoi që në debutim në miqësoren me Kosovën.