Tashmë është zyrtare: aktori popullor i filmave amerikanë Steven Seagal ka marrë nënshtetësinë serbe.
Ai e fiton nënshtetësinë serbe pas lajmit se do të trajnonte forcat speciale serbe në Aikido, një art luftarak japonez, që ai ka praktikuar në disa filma të tij.
Aktori ka vizituar dy herë Serbinë, me financim të një grupi serb pro rus.
Kujtojmë se aktori është një nga personat afër Presidentit Rus Vladimir Putin.