Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden mësohet se do të zhvillojë një vizitë në Tiranë dhe Prishtinë. Mësohet se vizita e zv/presidenti amerikan do të zhvillohet ose në fund të muaji maj, ose në fillim të qershorit, por ende nuk është vendosur data e saktë.
Në fakt ishte parashikuar që presidenti i Kosovës Hashim Thaçit dhe kryeministri Isa Mustafa, do të zhvillonin një vizitë në fund të muajit maj në Uashington, por Shtëpia e Bardhë ka ndryshuar vendimin dhe do të jetë Joe Biden që do të vijë në Tiranë dhe Prishtinë.
Klan Kosova shkruan se Biden do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën në fund të majit ose në fillim të qershorit.